Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet i varur një person në rrethinën e Tetovës

Gjendet i varur një person në rrethinën e Tetovës

Tetovë, 04 dhjetor – Dje pasdite rreth orës 16.00, në një vilë fundjave në hyrje të f.Tudencë-Tetovë, në një nga dhomat në katin e parë, u gjet i varur 53-vjeçari me iniciale Z.G nga Tetova, njfton SPB-Tetovë.

Prokurori Publik, ekipi nga policia e Tetovës dhe mjeki ligjor kanë kryer një inspektim të plotë, vendin e ngjarjes e kanë fotodokumentuar, dhe gjatë ekspertizës në trupin e tij nuk kanë gjetur gjurmë të dhunës.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi Z.G iu dorëzua familjes së tij për varrim. Janë marrë të gjitha masat dhe veprime e duhura për zbardhjen e rastit në fjalë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *