Home / Lajme / Maqedoni / Grubi: LSDM nuk mund të vij në pushtet përmes BDI-së

Grubi: LSDM nuk mund të vij në pushtet përmes BDI-së

2 dhjetor-
“Është vërtetë keq për deputetin e BDI-së Artan Grubi që u mbyll konkursi për drejtor të Qendrës për Komunikime të VMRO DPMNE-së. Duke u bazuar në qëndrimet dhe mendimet që prezanton Grubi në opinion, ai do të ishte potencial i shkëlqyer për këtë post në VMRO DPMNE”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha sot se bomba që ka në dorë opozita do të publikohet, pavarësisht epilogut të bisedimeve të mundshme me VMRO-në. Ai theksoi se publikimi i skandaleve që ka në dorë është obligim i opozitës, dhe taktizimi i opozitës nuk ka asgjë të përbashkët me bisedimet me VMRO-në. Sipas Zaev, LSDM-ja do ta eksplodojë bombën ashtu siç është parashikuar në strategjinë e tyre.

“E vërteta e argumenteve dhe dëshmive nuk ka lidhje me bisedimet ose marrëveshjet eventuale. E vërteta është obligim sikur për ju mediat, ashtu edhe për ne qytetarët. Ajo është obligim para se gjithash kushtetues, që ta ndajmë me qytetarët”, tha Zoran Zaev, LSDM.
Edhe deputeti i BDI-së Artan Grubi ka folur sot tërthorazi lidhur me bombën e LSDM-së, dhe zërave se publikimi i saj do të godiste edhe marrëdhëniet ndëretnike në përgjithësi, dhe BDI-në në veçanti. Grubi tha se nxitja e marrëdhënieve ndëretnike nuk është rruga e duhur që LSDM-ja të vjen në pushtet.

“Nga viti 2002 deri sot, herë njëra parti maqedonase, herë tjetra, janë përpjekur që të vijnë në pushtet përmes Ali Ahmetit dhe BDI-së. Këtë po e shohim nga viti 2008 deri në vitin 2014 gjithashtu edhe si pjesë e strategjisë edhe të opozitës maqedonase dhe ca opinion-bërësve të afërt me opozitën maqedonase. Është për të ardhur keq gjithë kjo përpjekje që tërthorazi të arrihet në pushtet. Nuk mund të arrihet në pushtet me nxitjen e marrëdhënieve ndëretnike, me rrugë dytësore si dhe sulmeve indirekte ndaj shumicës parlamentare për të arritur qëllimin të cilin ju e keni paraparë”, deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Deklarata e deputetit Grubi në Kuvend nxiti reagim të ashpër nga LSDM-ja opozitare.

“Është vërtetë keq për deputetin e BDI-së Artan Grubi që u mbyll konkursi për drejtor të Qendrës për Komunikime të VMRO DPMNE-së. Duke u bazuar në qëndrimet dhe mendimet që prezanton Grubi në opinion, ai do të ishte potencial i shkëlqyer për këtë post në VMRO DPMNE”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ndryshe, lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot nuk deshi të komentojë spekulimet që sillen në opinion rreth asaj se çka përmban pakoja bombë e opozitës.alsat

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *