Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski injoron ‘bombat’ e opozitës dhe qeverinë teknike

Gruevski injoron ‘bombat’ e opozitës dhe qeverinë teknike

8 dhjetor-“Në LSDM filluan të incizojnë filma. Njëri quhet “shkoj këmbëzbathur për kopertina të pasaportave dhe vërtetoj vetëm me fjalë se jam VMRO-ist’, pastaj gjoja se janë shtypur për zgjedhje dhe më pas vetvetiu demantohen, pasi asnjëherë nuk kanë qenë për zgjedhje”, ka thënë Gruevski,

Kryeministri Nikola Gruevski ka theksuar se askush në botë nuk mund të kuptojë kërkesën e partisë opozitare LSDM për formimin e një qeverie teknike.

“Ata kanë humbur me mbi 200 mijë vota dallim. Kjo do të thotë se nuk kanë humbur 20, 200 apo 2000 vota, por mbi 200 mijë. Siç shihet sa më shumë humbasin, ata kanë kërkesa më të rrezikshme. Shihet qartë se kjo është taktizimi i tyre, që populli të thotë, të votojmë për LSDM që kushedi se nesër çfarë kërkesa do të kenë nëse diferenca do të jetë 300 mijë vota. Ndoshta Zaev do të kërkojë që të zë vendin e Ban Ki Moonit që ti sigurojë zgjedhjet”, deklaroi Gruevski në një fjalim të mbajtur mbrëmë me rastin e 15 vjetorit të konferencës së Unionit të Grave të VMRO-DPMNE.

Kryeministri Gruevski lidhur me “bombën” e paralajmëruar nga LSDM ka thënë se do të shikohet se si ai film nuk ekziston, ashtu edhe programi i tyre partiak.

“Në LSDM filluan të incizojnë filma. Njëri quhet “shkoj këmbëzbathur për kopertina të pasaportave dhe vërtetoj vetëm me fjalë se jam VMRO-ist’, pastaj gjoja se janë shtypur për zgjedhje dhe më pas vetvetiu demantohen, pasi asnjëherë nuk kanë qenë për zgjedhje”, ka thënë Gruevski,

Ai ka akuzuar opozitën se qëndron prapa protestave të studentëve të organizuara dhe paralajmëruara së fundi në Shkup. Gruevski përmendi se qeveria është e përkushtuar në realizimin e reformave dhe rritjen e standardit jetësor për qytetarët në Maqedoni. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *