Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski shpall gjendje të jashtëzakonshme, 2000 euro dënimet nëse s’keni goma dimri

Gruevski shpall gjendje të jashtëzakonshme, 2000 euro dënimet nëse s’keni goma dimri

Shkup, 29 dhjetor – Gruevski shpall gjendje të jashtëzakonshme, 2000 euro dënimet nëse s’keni goma dimri.

Në një mbledhje urgjente sonte kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të motit të keq që kaploi sot Maqedoninë dhe gjithë Ballkanin. Siq meson Tetovasot Në këtë mbledhje është diskutuar që të gjithë automjetet me goma vere të dënohen me nga 2000 euro. Ky vendim vjen si pasojë e mos respektimit nga qytetarët për mbajtjen e pajisjeve dimërore në vetura gjegjësisht gomat e dimrit ku lënë pasoja të ndryshme për shkak të motit të keq dhe parandalimit të fatkeqësive që mund të nodhin.

Shumë rrugë sonte kanë qenë të pakalueshme, fatmirësisht në Maqedoni deri në këto momente nuk ka pasur lëndime në njerëz, përpos disa aksidente të vogla.

Moti i keq sot morri jetën e një 27 vjeçari në Deçan të Kosovës.

Ndryshe sonte janë bllokuar edhe rrugët në Bullgari, Slloveni dhe Serbi. /Tetovasot/

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *