Home / Lajme / Maqedoni / Grupi Protestë Paqesore nga Zvicra – peticion per rastin Monstra

Grupi Protestë Paqesore nga Zvicra – peticion per rastin Monstra

08 Dhjetor – Ky grup nga qeveria zvicerane kerkon hetim zyrtar te OSBE-se, respektivisht nga Ministri Didier Burkhalter, i cili është edhe kryesuesi i OSBEsë, per rastin Monstra

www.qytetariaktiv.com
Këshilli Organizativ -Zvicër
Grupi
Protestë paqësore
P E T I C I O N
ndaj qeverisë federale dhe institucioneve federale të Konfederatës Zvicerane
Ministria e Brendshme e Maqedonisë pas krimit të rëndë në vitin 2012 në liqenin e Smillkovës, krim të cilin ne si grup
aktivistësh e dënojm në mënyrën më të ashpër, ka arrestuar në të ashtuquajturin rasti „Monstra“
6 Shqiptarë të Shkupit dhe që 28 muaj i mbanë ata të shpërndarë nëpër burgje dhe qeli në kushte jonjerëzore në krejt
territorin e Maqedonisë. Gjykata I në Shkup gjashtë Shqiptarëve u ka shqiptuar dënime me heqje lirie të përjetshme.
Pra ata gjithë jetën e tyre do ta kalojnë në burg.
Komiteti i Helsinkit sidhe shum ekspertë juridik e kanë deklaruar procesin gjyqësor si të padrejtë dhe jo i mbështetur në
fakte. Disa nga familjarët e të rinjve maqedonas të ekzekutuar në krimin e Smillkovës kanë dalë në mbrojtje të
burgosurëve shqiptar duke deklaruar se verzioni i institucioneve të Maqedonisë për vrasjen e djemve të tyre është i
falsifikuar.
Të vetëdijsuar për veprimet diskriminuese dhe të qëllimshme të institucioneve ekzekutive qëndrore dhe të
institucioneve gjyqësore të Maqedonisë, qytetarët mbrenda dhe jashtë Maqedonisë në muajin Korrik dhe
Gusht 2014 kanë protestuar në mënyrën më paqësore, por masovikisht kundër aktvendimit të Gjykatës së Shkupit.
Forcat e rendit në Shkup kanë ndërmarrë akte antikushtetuese kundër protestave, duke u armatosur në një akt i cili
nuk njihet në botën demokratike me mitraloz, duke përdorur dhunë fizike të tepruar ndaj protestueve, duke përdorur
pa kujdes bomba shokuese, duke marrë në llogari lëndimin fizik dhe psiqik të qytetarëve dhe duke kufizuar lëvizjen e
lirë të qytetarëve me bllokimin e rrugëve të Shkupit.
Me datë 30. Korrik 2014 gjykata e Shkupit në një akt të papreçedent ka dënuar me nga 3 vjet burg gjashtë protestues
shqiptar , duke u shqiptuar përveç kësaj dënime të larta monetare edhe pse vetë policët që u thirrën në bankën e
dëshmitarit nuk mundeshin të identifikonin asnjërin nga të akuzuarit.
Të mbështetur në nenin 33 të kushtetutës federale të Konfederatës Zvicerane, nënshkruesit të peticionit
kërkojnë:
Nga institucionet federale të Konfederatës Zvicerane dhe ministrit të Jashtëm të saj z. Didier Burkhalter, si kryesues I
sivjetshëm I OSBEsë, që të angazhohet në rastin MONSTRA, në monitorimin e proçeseve gjyqësore dhe në krijimin e
hapësirës për palën mbrojtëse të merren parasysh dëshmitarët e saj. Kërkojmë një hulumtim të rastit Monstra nga ana
e OSBEsë, të pavarur dhe objektiv.
Kërkojmë nga institucionet federale të Zvicrës, që të shqyrtohet çdo dhënje kredie apo përkrahje financiare ndajë
qeverisë maqedonase, konkretisht nga projektet të përkrahura duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët e R. të
Maqedonisë. Kërkojmë nga institucionet federale një sqarim rreth finansimit të projektit “Shkupi 2014” dhe tërheqjen
të çfarëdo mjeti financiarë që vjen nga Konfederata Zvicerane.
Grupi Këshilli Organizativ – Zvicër

Dorëzim të nënshkrimeve të peticionit dhe tekstit të peticionit ndaj Kancelarisë
Federale të Konfederatës Zvicerane për verifikim dhe mbartje pasuese Ministrisë së
Jashtme të Zvicrës:
“Peticion kundër rastit “Monstra” në Maqedoni dhe riorganizim të politikës së
jashtme ndaj Republikës së Maqedonisë”
18.12.2014 ora 15:30
Vendndodhja e dorëzimit: Bundesterrasse, Südseite Bundeshaus West
(Godina e Parlamentit të Zvicrës), Bernë
Pranuesi: Zotëri Elie Burgos, Seksioni për të drejtat politike të Kancelarisë Federale
Me datë 30.8.2014 ne si Këshillë Organizativ të rastit “Monstra” në Zvicër kemi lansuar një
peticion ndaj qeverisë federale të Konfederatës Zvicerane me qëllim që Ministria e Jashtme
gjegj. Ministri Didier Burkhalter, i cili është edhe kryesuesi i OSBEsë, të nisi një hulumtim nga ana
e OSBEsë për proçesin gjyqësorë të rastit “Monstra” në Maqedoni.
Të mbështetur në nenin 33 të Kushtetutës Federale, ne përveç kërkesës kryesore për rastin
“Monstra”, kërkojmë nga institucionet federale një sqarim rreth finansimit të projektit
“Shkupi 2014” dhe tërheqjen të çfarëdo mjeti financiarë që vjen nga Konfederata Zvicerane dhe
bllokimin e çfarëdo përkrahjeje financiare për projekte të ardhshme, nëse mjetet financiare dhe
projekti nuk u shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Ne deri tani, 8.12.2014, kemi grumbulluar rreth 800 nënshkrime dhe jemi optimist se do të
mbërrim shifrën me mbi 1000 nënshkrues.
Kancelaria federale pas një verifikimi të peticionit tonë është shprehur e gastshme të bëjë
pranimin e peticionit në datën dhe kohën të lartëpërmendura.
Thërrasim qytetarët brenda dha jashtë Zvicrës të nënshkruajnë peticionin në faqen
www.qytetariaktiv.com.
Janë të thirrura mediat të jenë prezente në dorëzimin e nënshkrimeve në Bernë, Zvicër.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *