Home / Lajme / Maqedoni / Grushte në degën e BDI-së në Strugë (VIDEO)

Grushte në degën e BDI-së në Strugë (VIDEO)

Strugë, 17 dhjetor – Zv/drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike Argëtim Hasani ka përfunduar në spital, pas përleshjes së mbrëmshme të klaneve brenda BDI-së së Strugës.

Sherri ka plasur gjatë mbledhjes së Këshillit Vendor 1 të Degës partiake mes dy grupeve që synojnë të marrin udhëheqjen e Degës, njëri i udhëhequr nga Arben Llabënishti e tjetri nga Ramiz Merko. Gjatë përleshjes janë shkëmbyer grushte dhe goditje me telefona celularë, ndërsa më keq e ka pësuar zv/drejtori Hasani, i afërt me deputetin Ramiz Merko. Pas fillimit të përleshjeve, mbledhja është ndërprerë nga kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta, i cili mbikëqyrte procesin zgjedhor në cilësinë e koordinatorit të BDI-së për njësinë e pestë zgjedhore. Vetë Bejta me një deklaratë për mediat konfirmoi incidentin e mbrëmshëm, por pa hyrë në detaje.

“Kuvendi i fundit zgjedhor Struga 1, proceset filluan shumë mirë. U zgjodh kryesia. Në fazën kur bëhej zgjedhja e njërit prej kandidatëve për kryetar i Këshillit Vendor ndodhi incidenti dhe u ndërpre mbledhja. Pati shtyrje dhe unë e ndërpreva zgjedhjen. Sa filluan shtyrjet e ndërpreva zgjedhjen”, deklaroi Nevzat Bejta, koordinator për njësinë e 5të zgjedhore.

Rivaliteti mes grupeve të zv/ministrit të mbrojtjes Arben Llabënishti dhe deputetit Ramiz Merko ka filluar që nga zgjedhjet e fundit lokale, kur deputeti i atëhershëm Llabënishti fitoi mbështetjen dhe u kandidua për kryetar të Komunës së Strugës, pavarësisht ambicieve të Merkos. Që atëherë ky rivalitet është ushqyer nga të dyja palët, dhe po kulmon tani që njëri prej klaneve duhet të merr drejtimin e Degës së Strugës.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *