Home / Lajme / Maqedoni / Grushtohet një grua dhe sulmohet fizikisht një polic në Tetovë (VIDEO)

Grushtohet një grua dhe sulmohet fizikisht një polic në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 19 dhjetor – Siç njofton policia, personi T.F së pari ka goditur 37 vjeçaren me një shuplakë në fytyrë, dhe pastaj ka goditur edhe me grushta pas shpine, pasi që ai u ul në tavolinën ku ishte ulur shoku i tij 30-vjeçar XH.S.

Tridhjetë e shtatë vjeçarja G.G nga Tetova, dje ka raportuar se rreth orës 21 në objektin hotelierikë “Teush-bar” në Tetovë u sulmua fizikisht nga 52-vjeçari T.F nga Tetova.

Siç njofton policia, personi T.F së pari ka goditur 37 vjeçaren me një shuplakë në fytyrë, dhe pastaj ka goditur edhe me grushta pas shpine, pasi që ai u ul në tavolinën ku ishte ulur shoku i tij 30-vjeçar XH.S.

Ata ishin nën ndikim të alkoolit, të dy thyen disa gota në dysheme, dhe pas ardhjes së oficerëve të policisë doli jashtë ndërtesës XH.S dhe filloi të fyej policët. Pasi u arrestuan dhe u futen në një automjet zyrtar policor, sulmohet fizikisht një oficer policie.

30 vjeçari XH.S si dhe shoku i tij T.F janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës.

Pas zbardhjes së plotë të rastit lidhur me detajet e incidentit, ndaj dy personave do të pasojnë edhe paditë adekuate për veprën. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *