Home / Lajme / Rajon / Hashim Thaçi uron Universitetin e Tetovës

Hashim Thaçi uron Universitetin e Tetovës

17 dhjetor-“Themelimi i këtij institucioni të arsimit shqiptar dy dekada më parë ka qenë një arritje shumë e rëndësishme në historinë e gjatë e të mundimshme të përpjekjeve të popullit tonë për të realizuar të drejtat legjitime. Prandaj u bashkohemi të gjithë shqiptarëve të tjerë që janë duke e festuar këtë ditë të shënuar dhe uroj që të ketë të arritura dhe suksese të reja në punën dhe veprimtarinë akademike të këtij universiteti,” ka shkruar Thaçi në Facebook

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar studentët, profesorët, asistentët dhe stafin administrativ të Universitetit Shtetëror të Tetovës për përvjetorin e 20-të të themelimit të tij.

Në këtë jubile, Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për veprimtarët dhe dashamirët e shumtë të arsimit në gjuhën amtare të cilët, në kushte shumë të rënda, bënë të mundur këtë qendër të diturisë, shkencës, mendimit të lirë dhe vetëdijes kombëtare.
“Themelimi i këtij institucioni të arsimit shqiptar dy dekada më parë ka qenë një arritje shumë e rëndësishme në historinë e gjatë e të mundimshme të përpjekjeve të popullit tonë për të realizuar të drejtat legjitime. Prandaj u bashkohemi të gjithë shqiptarëve të tjerë që janë duke e festuar këtë ditë të shënuar dhe uroj që të ketë të arritura dhe suksese të reja në punën dhe veprimtarinë akademike të këtij universiteti,” ka shkruar Hashim Thaçi në Facebook.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *