Home / Lajme / Maqedoni / Houit: Shqiptarët dhe maqedonasit të përçarë si nga aspekti etnik ashtu edhe fetar

Houit: Shqiptarët dhe maqedonasit të përçarë si nga aspekti etnik ashtu edhe fetar

5 dhjetor-nuk përpiqem t’i frikësoj njerëzit, të nxisë tensione, por përpiqem ta bëj të kundërtën. Por mendoj se situata është e brishtë dhe mendoj se këtë duhet ta them haptazi si këtu ashtu dhe në Bruksel”, deklaroi Riçard Houit, Raportuesi në largim për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Deputeti evropian Riçard Houit theksoi se rreziku për rikthimin e konfliktit në Maqedoni është real, por ai shton se nuk beson se politikanët në Maqedoni do të shkojnë deri në këtë derexhe. Në një deklaratë në emision 360 gradë në Alsat, Houit theksoi se nuk kas për qëllim të nxisë tensione me deklaratën e djeshme të tij, por as të qëndrojë i heshtur përpara një rreziku apo kërcënimi të tillë.

“Është e papërgjegjshme që megjithëse e shikon potencialin që diçka e tillë të ndodh, të mos flasësh rreth saj. .marrëdhëniet ndëretnike në vend janë më mirë se përpara Marrëveshjes së Ohrit, por a po përmirësohen për momentin? Nuk jam i sigurt. Porosia ime është se nuk jam i sigurt nëse respektohet fryma e Marrëveshjes së Ohrit. Të dyja bashkësitë etnike, ajo maqedonase dhe shqiptare nuk duhet të harrojnë nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike në vend. Unë nuk parashikoj rikthim të konfliktit, nuk përpiqem t’i frikësoj njerëzit, të nxisë tensione, por përpiqem ta bëj të kundërtën. Por mendoj se situata është e brishtë dhe mendoj se këtë duhet ta them haptazi si këtu ashtu dhe në Bruksel”, deklaroi Riçard Houit, Raportuesi në largim për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.alsat

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *