Home / Lajme / Maqedoni / Hyjnë në fuqi dënime të reja

Hyjnë në fuqi dënime të reja

23 dhjetor-Nëse shoferi nuk i jep përparësi kalimtarit në vendkalimin për këmbësorë atëherë bëhuni gati për gjobën prej 250 eurove, dhe në qoftë se ju kap radari për tejkalim shpejtësie në qytet është 20 euro, dhe e njëjta gjobë në rrugën publike është 300 eur

Para vitit të ri kanë hyr në fuqi dënime të reja ligjore për trafikun që do të “goditet” më thellë xhepi i qytetarëve të Maqedonisë.

Do të gjobiteni me 100 euro në qoftë se ju gjatë vozitjes nuk e lidhni rripin e sigurisë, flisni në telefon apo nuk i keni ndezur dritat e automjetit.

Për parkim të parregullt, do të paguni 45 euro, ndërsa 250 euro do të paguani nëse automjetin e parkoni në afërsi të vendkalimit për këmbësorë.

Mos harroni se për fëmijën nën 12 vjet do të paguani rreth 45 euro nëse ju e uleni atë në sediljen e përparme.

Nëse shoferi nuk i jep përparësi kalimtarit në vendkalimin për këmbësorë atëherë bëhuni gati për gjobën prej 250 eurove, dhe në qoftë se ju kap radari për tejkalim shpejtësie në qytet është 20 euro, dhe e njëjta gjobë në rrugën publike është 300 euro.

Dhe keni kujdes edhe këtë se ligj i ri parashikon që dënimet të grumbullohen nga DAP-i (Drejtoria për të Ardhura Publike)./

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *