Home / Lajme / Maqedoni / Incident në degën e BDI-së në Strugë, rrahje midis aktivistëve

Incident në degën e BDI-së në Strugë, rrahje midis aktivistëve

17 dhjetor- Me këtë incident është vendosur ndërprerja e procesit zgjedhor në Strugë dhe se mbikqyrësi i procesit zgjedhor ka qenë edhe Nevzat Bejta, që kishte ardhur në cilësinë e koordinatorit

Në këshillin vendor 1 në degën e BDI-së në Strugë janë shkëmbyer grushta, por edhe goditje me telefona celularë, ku një person ka mbetur i lënduar. Siç mësohet, personi i lënduar në këtë incident është përkrahës i grupit të Arben Labënishtit.

Ky i fundit është në garën për kreun e degës së partisë në Strugë në rivalitet të theksuar me kryetarin e deritanishëm dhe deputetin Ramiz Merko, i cili rikandidohet sërish për të drejtuar këtë parti. Merko mësohet se ka arritur që të sigurojë përkrahjen e më shumë degëve. Me këtë incident është vendosur ndërprerja e procesit zgjedhor në Strugë dhe se mbikqyrësi i procesit zgjedhor ka qenë edhe Nevzat Bejta, që kishte ardhur në cilësinë e koordinatorit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *