Home / Lajme / Botë / Indonezi, gjenden 40 trupa pajetë të avionit të zhdukur

Indonezi, gjenden 40 trupa pajetë të avionit të zhdukur

30 dhjetor-
Shkaqet e tragjedisë janë në hetim e sipër, por dyshohet fort se ajo ka qenë për shkak të motit të keq dhe mosdhënies së autorizimit për pilotin që të ndryshonte kursin dhe të shmangte stuhinë.

Fluturimi QZ8501 i kompanisë AirAsia është rrëzuar. Grupet e shpëtimit kanë gjetur të paktën 40 trupa të pajetë në Detin Java duke hequr çdo dyshim për fatin e avionit të zhdukur dy ditë më parë.

Lajmi është njoftuar nga marina indoneziane që ka angazhuar grupet e kërkim-shpëtimit në pjesën indoneziane të Borneos.

Bashkë me trupat e pajetë mbi ujë janë gjetur çanta e sende të tjera personale të pasagjerëve që deti ka nxjerrë në sipërfaqje.

Avioni i AirAsia me 162 persona në bord humbi kontaktet ditën e dielë gjatë fluturimit nga Indonezia drejt Singaporit.

Shkaqet e tragjedisë janë në hetim e sipër, por dyshohet fort se ajo ka qenë për shkak të motit të keq dhe mosdhënies së autorizimit për pilotin që të ndryshonte kursin dhe të shmangte stuhinë.
/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *