Home / Lajme / Rajon / Ish kreu i SHIK Kadri Veseli kryeparlamentar

Ish kreu i SHIK Kadri Veseli kryeparlamentar

8 dhjetor-Ndërkohë për nënkryetarë të kuvendit të Kosovës me 92 vota pro, 2 kundër dhe 15 abstenime u zgjodhën Xhavit Haliti nga PDK-ja, Sabri Hamiti nga LDK-ja dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosja.

Parlamenti i Kosovës me 71 vota pro, 42 kundër dhe një abstenim, zgjodhi për kryetar Kadri Veselin, nga PDK-ja.

Ndërkohë për nënkryetarë të kuvendit të Kosovës me 92 vota pro, 2 kundër dhe 15 abstenime u zgjodhën Xhavit Haliti nga PDK-ja, Sabri Hamiti nga LDK-ja dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosja.

Raportohet se kundër Veselit për kryetar të Kuvendit votuan edhe këta deputetë nga radhët e LDK-së: Kujtim Shala, Vjosa Osmani, Adem Salihaj dhe Arben Gashi.

Derisa Visar Ymeri pas emërimit të Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar duke ciëlsuar emrimin e Veselit në krye të Kuvendit si krim ëpr demokracinë.

“Konfirmim më të madh për krim për demokracin nuk pat se sa vendosja në krye të Kuvendit të Kosovës të njeriut të nëntokës së Kosovës, Kadri Veseli, dhe atë me votën e LDK-së”, tha Ymeri.

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA e kanë lënë sallën e Kuvendit, në momentin që Kadri Veseli ka marrë fjalën si kryetar Kuvendi.

Pas lëshimit të sallës nga tri partitë opozitare atë e ka lëshuar edhe Gëzim Kelmendi nga PD.

Kadri Veseli ka folur edhe serbisht në Kuvend, duke thënë se pakicat do të respektohen gjithnjë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *