Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska e ‘publikoi’ pasaportën e re

Jankullovska e ‘publikoi’ pasaportën e re

06 Dhjetor – Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska në profilin e saj në Facebook publikoi një ilustrim me fotoshop si mund të duken pasaportat e ri me stemën e re shtetërore

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska në profilin e saj në Facebook publikoi një ilustrim me fotoshop si mund të duken pasaportat e ri me stemën e re shtetërore.

Në këtë opsion, stema e Republikës së Maqedonisë është ndryshuar me stemën me luan, ide që e propozoi qeveria për zgjidhjen ideore për stemën shtetërore të Republikës së Maqedonisë.

Drafti i ligjit për stemën e re që u miratua nga Qeveria do të hidhet për debat publik.

Stema e propozua është bazë e praruar me luan dhe mburojë kalanë.

Në arsyetimin e propozimit të Qeverisë, thuhet se luani përfaqëson simbolin që i bashkon të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni dhe se është simbol që paraqet tokën, territorin dhe fuqinë.

Sipas burimeve shqiptare në Qeveri, luani është përdorur si simbol nga shumë familje të famshme shqiptare, por edhe në shumë vende evropiane.

Mburoja me pesë kulla ndërkaq paraqet objektin e kalasë që simbolizon periudha të ndryshme të historisë.
Ky propozim per ndryshymin e stemes ka hasur ne reagime te shumta tek komuniteti shqiptar ne Maqedoni, por deri me tani nuk ka prononcime zyrtare te partive politike shqiptare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *