Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Qamili ka problem me matematikën (VIDEO)

Jankullovska: Qamili ka problem me matematikën (VIDEO)

Shkup, 29 dhjetor – Gordana Jankullovska thot se MPB është institucion ku në disa sektorë të caktuar, bashkësitë etnike janë të përfaqësuara me mbi 50%, kështu që matematika që ju përdorni është jo adekuate dhe e pasaktë.

Zv/Ministri i Brendshëm Zemri Qamili matematikisht e ka gabim kur thotë se përqindja e shqiptarëve në MPB është shpërfillëse, sidomos në postet udhëheqëse por edhe për shkeljen drastike të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat gjatë konkursit të fundit për inspektorë policorë. Kështu u përgjigj sot kreu i këtij dikasteri Gordana Jankullovska. Sipas saj, në MPB përqindja e përfaqësimit të bashkësive etnike është shumë afër numrave zyrtare të dhëna nga Enti Shtetëror i Statistikës.

“ MPB është institucion ku në disa sektorë të caktuar, bashkësitë etnike janë të përfaqësuara me mbi 50%, kështu që matematika që ju përdorni është jo adekuate dhe e pasaktë. Do të vazhdojmë të mbajmë llogari për atë që parashikon Kushtetuta d.m.th për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë për të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni dhe kuptohet se do të insistojmë që kjo të ndodh në tërë territorin e Maqedonisë”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkohë, 3 ditë më parë zv/ministri Qamili tha se përqindja e shqiptarëve në MPB është shpërfillëse. Ai pranoi gjithashtu se në njësitin “ALFA”, shqiptarët nuk mbajnë asnjë post udhëheqës, oficer apo nënoficer, në njësitin “TIGRAT” nuk ka asnjë shqiptarë ndërsa në Njësitin për Ndërhyrje të Shpejtë “EBR” shqiptarët nuk e kalojnë 7%.

Se ky institucion është tepër i rëndë ku mund të depërtojnë shqiptarët këtë e pohon edhe analisti Alajdin Demiri, raporton Televizioni Koha.

Përplasjet e fundit brenda MPB-së erdhën pas konkursit për inspektorë policie në të cilin në momentin e fundit, përveç 2 shqiptarëve të parë u shtuan edhe 9 të tjerë. Por në të njëjtën kohë përfaqësimi i ulët dhe veçanërisht ai në postet drejtuese të shqiptarëve në MPB reflektohet edhe në përgjigjet e qytetarëve shqiptarë, sipas rezultateve të anketës së agjencisë ‘Rejting’ mbi punën e policisë. Shqiptarët i besojnë 15 % më pak policisë, në krahasim me qytetarët maqedonas. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *