Home / Lajme / Maqedoni / “Jugohromi” drejt bisedimeve për vendosjen e filtrave, ministri Izairi nuk posedon informacione

“Jugohromi” drejt bisedimeve për vendosjen e filtrave, ministri Izairi nuk posedon informacione

24 dhjetor-Ka dy firma që janë të interesuara për të filluar procedurën e instalimit të filtrave. Njëra është nga Ukraina dhe tjetra nga India. Nga mesi i janarit duhet të fillojnë bisedimet me njërën nga këto kompani

Tetova vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në vend dhe rajon. Indikatorët tregojnë shifra të larta të ndotjes në hapësirat e Tetovës dhe rrethinës. Ndotja vjen nga disa faktorë të ndryshëm si: nga shtëpitë që ngrohen me naftë, mazuti,druri, objektet afariste, shkollat,veturat apo objektet tjera publike.Por ndotësi më i madh në Tetovë dhe rrethinë vazhdon të jetë fabrika “Jugohrom” e cila punon më kapacitetet të plotë .Kjo fabrikë nuk i posedon filtrat e nevojshme që duhet ti ketë sipas standarteve evropiane, dhe si pasojë tymi që del nga fabrika “Jugohrom” shkakton ndotje të madhe në Tetovë dhe rrethinë.Banorët e Tetovës dhe rrethinës tash një vit organizojnë protesta të mëdha kundër fabrikës ku kërkojnë ndalimin e punës deri sa ajo të vendosë filtrat e nevojshme.
Të kontaktuar nga Inbox7, drejtori i prodhimit Isak Abazi deklaroi që punëtorët e fabrikës “Jugohrom” dhe stafi drejtues e përkrahin protestën e qytetarëve dhe janë shumë dakord që filtrat duhet të instalohen sa më shpjetë,por që ato janë kundër idesë që të mbyllet fabrika, ose të ndalojë punën e saj.

“ Ne si staf protestat i mbështetim tërësisht, jo kundër fabrikës kuptohet por ato kundër ndotjes. Kombinati e ka këtë qëndrim, dmth: ne jemi për ekologji , ne jemi për filtra, vetëm që ne nuk jemi për ta mbyllë fabrikën”, u shpreh Abazi. Sipas Abazit pikë së pari në Tetovë duhet të pastrohen rrugët nga pluhuri dhe të identifikohen ndotësit tjerë që ndotin qytetin.

A ka filluar “Jugohromi” të mendojë seriozisht procedurën e vendosjes së filtrave. Abazi për Inbox7 thotë që “Jugohromi” në janar planifikon të nënshkruajë kontratë me njërën nga dy korporatat që janë të interesuara për të ndërmarrë këtë proces.

“Ka dy firma që janë të interesuara për të filluar procedurën e instalimit të filtrave. Njëra është nga Ukraina dhe tjetra nga India. Nga mesi i janarit duhet të fillojnë bisedimet me njërën nga këto kompani që do të marrë përsipër këtë procedurë”. Inbox7 kontaktoi ministrin e Ekologjisë Nurhan Izairi duke e pyetur nëse ai ka informacione që “Jugohrom” në janar do të nënshkruajë kontratë me njërën nga kompanitë rreth vendosjes së filtrave. Ai u shpreh që një informacion i tillë nuk ka arritur deri tek ai.
“Unë këtë informatë nuk e kam të dëgjuar,këtë e dëgjojë për herë të parë nga ju se në janar do të nënshkruajë “Jugohromi” një marrëveshje të tillë. Por unë e dijë se sipas planit aksional që është i definuar nga ana jonë ato duhet brenda këtyre gjashtë muajëve të kenë kontrata dhe të kenë filluar me punë për vendosjen e filtrave dhe njëkohësisht të kenë kontrata për montimin gjegjësisht për porosinë se do të montohen këto filtra dhe pjesët tjera përcjellëse. Kështu që këtë që thoni ju, unë, do të dal në terren vetë të bëjë inspektim dhe do të kem informata më të sakta”,tha Izairi.

Ministri Izairi më tej ka shtuar që ministria që ai drejton ka qenë kundër vendimit të qeverisë për të vazhduar afatin e Jugohromit por Kyreminsitria ka vendosur kundër vullnetit të ministrisë së Ekologjisë për shkak të disa rrethanave të ndryshme.

“Ministria për informimin tuaj ka pas mendim negativ.Ministria që unë e drejtoj, kemi qenë kundër vazhdimit të afatit por megjithatë qeveria solli vendim duke pas parasysh edhe faktorët tjerë dhe i dha një afat plotësues për dy vite por me kusht që për gjashtë muaj të fillojë me implementimin e kushteve standarate dhe ky kusht është që nëse për gjashtë muaj nuk fillon me vendosjen e filtrave atëherë qeveria do ta mbylle fabrikën”,thotë Izairi.

Sipas ministrit të Ekologjisë, ata vazhdimisht janë duke e ndjekur procedurën e fabrikës se a është duke punuar në drejtim të vendosjses së filtrave.

Ndërsa lëvizja Eco-Guerilla për Inbox7 u shpreh që ata nuk e kanë ndërmend të ndalojnë me protesta deri sa kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

“Plani jonë është që t’i trokasim ndërgjegjes së qeverisë nga më afër për të parë fillimisht nëse ndërgjegje e tyre ekziston, dhe së dyti për t’i bërë të dëgjojnë qytetarët e tyre, nëse besojnë në demokracinë që thonë se promovojnë. Shpresojmë që së shpejti EcoGuerilla të vendosë për një protestë tjetër, për bllokim rrugësh, protesta edhe në Shkup para qeverisë”, deklaroi Arianit Xhaferi.
Sipas Xhaferrit qeveria vazhdon të bëjë avokatin e atyre që rrezikojnë jetën e qindra mijëra banorëve të Tetovës me rrethinë.

“Të jesh avokat i këtij helmimi kolektiv është turp për demokracinë, është gjenocid mbi banorët e vendit dhe për këtë qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të akuzohet si bashkëfajtore në këtë gjenocid”.

I pyetur se çka mendon rreth informacionit se “Jugohromi” mendon ti instalojë filtrat, Xhaferi tha se një lajm i tillë qarkullon tash sa kohë dhe një gjë e tillë nuk është aspak e besuar.

“”Jugohrom” bën mirë nëse i instalon ato filtra, por informacione të këtilla kanë qarkulluar shumë herë, biles edhe nga goja e ministrave që kanë udhëhequr me dikasterin e mjedisit, dhe si gjithmonë këto informacione kanë rezultuar të jenë fjalë boshe. Ne do presim të shohim nëse një gjë e tillë do të realizohet”,tha Xhaferi.

“Kërkesa jonë ka qenë pikërisht vënia e filtrave. Ne asnjëherë s’kemi kërkuar të mbyllet fabrika, përkundrazi. Me vënien e filtrave, me një investim të këtillë përfitojnë edhe punëtorët e ‘Jugohromit” të cilët do kenë një komoditet në vendet e tyre të punës, dhe nuk do jetojnë me frikën se nga muaji i ardhshëm do të ngelen pa punë”, tha ai. INBOX 7

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *