Home / Lajme / Maqedoni / Kamjan: Vetura Golf “hynë” në burektore

Kamjan: Vetura Golf “hynë” në burektore

2 dhjetor-Në këtë aksident është lënduar vozitësi dhe dy persona nga Kamjani të cilët në atë kohë kanë qenë në burektore J.I (48) dhe I.I (35).Me veturë tjetër të njejtin janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovë

Mbrëmë rreth orës 19.00 në fshatin Kamjan të Tetovës, vetura Golf ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga me çrast ka goditur hyrjen e një burektore.

Më lendime të lehta ka kaluar personi J.Iseni nga Kamjani kurse është bërë një dëm i konsiderueshëm material.

Në këtë aksident është lënduar vozitësi dhe dy persona nga Kamjani të cilët në atë kohë kanë qenë në burektore J.I (48) dhe I.I (35).Me veturë tjetër të njejtin janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, u është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë lëshuar për kurim shtëpiak. Është bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe vërtetohen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa informatat e para janë se shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e madhe e papërshtatshme me kushtet në rrugë, ndërsa dëmi I shkaktuar llogaritet rreth 100 mijë denarë”, njofton SPB-ja e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *