Home / Lajme / Maqedoni / Kënga ‘Fëmijët e Shekullit’ fituese e festivalit Bletëzat

Kënga ‘Fëmijët e Shekullit’ fituese e festivalit Bletëzat

5 dhjetor- Me këtë rast çmimin e parë nga juria profesionale e ka marrë dueti Dielli Vejseli dhe Jona Kurtishi me këngën “Fëmijët e Shekullit”. Ndërsa, çmimin e publikut e ka fituar Lina Demiri me këngën “Hëna apo dielli”.

Ka përfunduar të enjten mbrëma në Tetovë edicioni i radhës i festivalit më të vjetër për fëmijë Bletëzat në organizim të Radio Bletës. Si çdo herë edhe kësaj radhe interesimi për këtë festival ka qenë i madh pasi që sallë e qendrës për kulturë ka qenë e stërmbushur deri në karrigen e fundit me prindër dhe fëmijë të cilët kishin ardhur për të ndjekur këtë festival. Pas interpretimit të 14 këngëve konkurruese juria profesionale e kishte të vështirë që në fund të vendoste për këngën më të mirë. Me këtë rast çmimin e parë nga juria profesionale e ka marrë dueti Dielli Vejseli dhe Jona Kurtishi me këngën “Fëmijët e Shekullit”. Ndërsa, çmimin e publikut e ka fituar Lina Demiri me këngën “Hëna apo dielli”. Juria poashtu mbrëmë në festivalin për fëmijë Bletëzat ka ndarë edhe dy çmime për vendin e dytë edhe atë për Era Ramadani dhe Albina Bajramin. Për vendin e tretë juria ka ndarë tre cmime edhe atë Xixat moesa, Klea dhe Anda, Arbnora Abazi dhe Artin Cami. Çmimin teksti më i mirë e ka marrë Festina Ibishi, ndërsa interpretimini më i mirë besa Adili, kurse çmimi muzika dhe orkestrimi më i mirë për Meliha Beqiri. Çmimin best talent e ka marrë Lira Sejdiu ndrysa çmimin best Hit Lina Demiri. Çmimin e Televizionit Koha e ka marrë Dua Karimani, ndërsa çmimin Menada Ilire Era Qyra. Ktë vit çmimi Bletëza më e vogël ka shkuar për vogëlushen Anida Kadriu. Këngët konkurruese jane shoqëruar nga korri i fëmijëve pranë shkollës private Vilson Scool te udhëhequr nga profesoresha Besarta Murtezani.Juria ka qenë në përbërje, Zudi Stafai veteran i muzikës, Vjollca Berisha profesoreshë e gjuhës dhe letërisë shqipe, Anila Dehari-Xheladini solo këngëtare dhe Mustafa Imeri solo këngëtarë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *