Home / Lajme / Maqedoni / Kërçovari humb jetën tragjikisht në Gostivar

Kërçovari humb jetën tragjikisht në Gostivar

Gostivar, 11 dhjetor-Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit Policor, kanë kryer ekspertizë në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit publik, turpi i pa jetë është dërguar në obduksion. Nga Policia e Gostivarit njoftuan se janë duke shqyrtuar rastin. Pas obduksionit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes së të nderit.

Një aksident tragjik me pasoja një person i vdekur, ka ndodhur sot në orët e hershme në rrugën lokale nga Gostivari për në fshatin Simnicë. Një 25 vjeçar nga Zajazi i Kërçovës, ka mbetur i vdekur në vendngjarje si pasojë e devijimit të automjetit që drejtonte. Rasti ka ndodhur rreth orës 3 e 30 të mëngjesit të së enjtes. “Në afërsi të deponisë së vjetër në vendin e quajtur “Sushicë”, automjeti i markës “Xhip Shevrolet Blejzer”, pa targa regjistrimi, që drejtohej nga 25 vjeçari me inicialet N.A, në njërën nga kthesat e rrugës ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Nga devijimi dhe rrotullimi i automjet që lëvizte në drejtim të qytetit dhe i mbushur me dru për djegie, drunjtë e kanë zënë sipër. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka vdekur në vendngjarje”, bënë me dije nga Policia e Gostivarit. “Pas paraqitjes së rastit në njësinë e ndihmës së shpejt, autoambulanca dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendngjarje, por fatkeqësisht mjekës vetëm se kanë konstatuar vdekjen e tij”, thanë nga njësia e ndihmës së shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar. Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit Policor, kanë kryer ekspertizë në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit publik, turpi i pa jetë është dërguar në obduksion. Nga Policia e Gostivarit njoftuan se janë duke shqyrtuar rastin. Pas obduksionit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes së të nderit./koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *