Home / Sport / Kf Shkëndija transferon Mc Kreshën ?

Kf Shkëndija transferon Mc Kreshën ?

04 dhjetor – Reperi i njohur kosovar Kreshnik Fazliu, i njohur më shumë në opinion si Mc Kresha ka vizituar Shkëndijën, ndërsa me këtë rast drejtuesit i kanë dhuruar fanellën e klubit me numrin 10-të.

Të kishte qenë Mc Kresha futbollist sigurisht se do të ishte tek Shkendija.
KF Shkëndija vazhdon të zgjojë interes të madh në mesin e shqiptarëve në të gjitha anët, ndërsa përveç tifozëve të zakontë klubi gjithnjë e më shumë vizitohet nga artistë dhe figura eminente. I fundit që qëndroi në zyrat e klubit në kompaninë ‘Ecolog’ ishte reperi i njohur kosovar Kreshnik Fazliu, i njohur më shumë në opinion si MC Kresha. Vizita e tij është respekt për Shkëndijën dhe me këtë rast në shenjë mirënjohje drejtuesit i dhuruan artistit fanellën me numrin ‘10’.
Më vonë me të njëjtën MC Kresha u paraqit në performansën e tij në mbrëmjen zbavitëse të organizuar në Universitetin e Evropës Juglindore, ku interesi nga studentët ishte i jashtëzakonshëm. Vizita e Fazliut te Shkëndija është vetëm vazhdim i trendit të nisur kohëve të fundit edhe nga artistë të tjerë. Ditë më parë në darkën e fundit të ekipit, para lëshimit në pauzën dimërore, skuadra u befasua me vizitën e artistit të njohur Xhevdet Jashari, i njohur si ‘Arifikmeti’ i serialit ‘O sa mirë’. Kohë më parë mysafir i klubit ishte edhe futbollisti i Frajburgut të Gjermanisë dhe reprezentues i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *