Home / Lajme / Botë / Kim Kardashian i çmend ushtarët Amerikan

Kim Kardashian i çmend ushtarët Amerikan

02 dhjetor – Kim Kardashian dje ka qëndruar në Abu Dhabi ku ka vizituar trupat ushtarake amerikane në aeroplanmbajtësen “San Diego USS”.

Bukuroshja 34 vjeçare ka befasuar bashkatdhetarët e saj kur u shfaq në bordin e aeroplanmbajtëses në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët nxituan për të shkrepur selfie me yllin amerikan.

“Mirënjohje për të gjithë atë që këta heronj bëjnë për kombin tonë”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Twitter”.

Kjo nuk është e vetmja arsye që Kim viziton Emiratet Arabe, por ajo është atje edhe për të promovuar parfumin e saj të ri, “Fleur Fatale”.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *