Home / Lajme / Maqedoni / Komisioni i propozon Kuvendit konstatimin e dorëheqjeve të deputetëve opozitarë

Komisioni i propozon Kuvendit konstatimin e dorëheqjeve të deputetëve opozitarë

2 dhjetor-Para dy javësh në takimin koordinues në Kuvend, sekretari i përgjtihshëm Zharko Denkovski e dorëzoi raportin për mungesat e deputetëve, me ç’rast Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit ishte i obliguar të propozojë konkluzion.

Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit i propozon Kuvendit ndërprerjen e mandateve të deputetëve të opozitës. Ky hap vjen pas mungesës 6 mujore të paarsyeshme të deputetëve opozitarë. Ndryshe mungesat e deputetëve shqyrtohen në Komision dhe për secilin deputet opozitarë veç e veç i propozohet Kuvendit për konstatimin e ndërprerjes së mandatit
aporti për mungesat e deputetëve në Komisionin e Kuvendit

Komisioni kuvendor për çështje të imunitetit dhe mandatit sot do të mbajë seancë me një pikë në rend dite Shqyrtim i raportit për rregullshmërinë e deputetëve në seancat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën nga 10 maji deri më 10 nëntor të vitit 2014.

Komisioni do të mblidhet në pajtueshmëri me nenin 59 nga rregullorja e Kuvendit dhe në pajtueshmëri të nenit 65 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.

Në qoftë se miratohet propozim-konkluzioni në seancën e nesërme të Komisionit, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski duhet ta vendos në rend dite të seancës së parë të ardhshme.

Para dy javësh në takimin koordinues në Kuvend, sekretari i përgjtihshëm Zharko Denkovski e dorëzoi raportin për mungesat e deputetëve, me ç’rast Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit ishte i obliguar të propozojë konkluzion.

Në punën e Kuvendit nuk marrin pjesë 31 deputetë nga opozita.

Përveë këtij Komisioni sot seanca do të mbajnë edhe komisionet për financime dhe buxhet për transport, lidhje dhe ekologji si dhe Komisioni legjislativo-juridik.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *