Home / Lajme / Maqedoni / “Komitët” shkaktojnë incident në Tetovë

“Komitët” shkaktojnë incident në Tetovë

7 dhjetor-Policia ka arrestuar tre tifozë të Vardarit, të cilët pas një bisede në stacionin policor janë liruar dhe pas zbardhjes së rastit do të ndermerren masa përkatëse, ka sqaruar Josifovsk

Një polic është lënduar gjatë një intervenimi për të ndaluar rrahje mes tifo grupeve të Vardarit dhe Shkendijës në stadiumin e qytetit në Tetovë, informon SPB Tetovë.

Incidenti ka ndodhur pasi 30-40 tifozë të Vardarit kanë tentuar të hyjnë në stadium, ku po luhej ndeshja Renova-Vardar, pa lajmërim paraprakisht.

“Organizatori nuk i ka lejuar të hyjnë në stadium tifozët e Vardarit, në ndërkohë aty kanë qenë tifozët e Shkendijës dhe kanë filluar nga dy anët gjuajte me gurë dhe sende të ndryshme, por intervenimi i policisë ka shpërnda tifozët dhe nuk ka lejuar konfrintim fizik. Gjatë intervenimit një polic ka pësuar lëndime dhe urgjentish është dërguar në spital ku pas hospitalizimit ka qenë i lëshuar në mjekim shtëpiak” tha zëdhënësit i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Policia ka arrestuar tre tifozë të Vardarit, të cilët pas një bisede në stacionin policor janë liruar dhe pas zbardhjes së rastit do të ndermerren masa përkatëse, ka sqaruar Josifovski.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *