Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Çashkës me mbishkrime në gjuhën shqipe

Komuna e Çashkës me mbishkrime në gjuhën shqipe

12 dhjetor-Në zgjedhjet e fundit nga 11 këshilltarë komunal sa numëron këshilli komunal, VMRO-DPMNE ka fituar 4 këshilltarë, BDI 3, PDSH 1, LSDM 1 dhe 2 kandidatë të pavarur.

Komuna e Çashkës e cila shtrihet në pjesën qendrore të Maqedonisë, apo disa kilometra larg Shkupit ka aplikuar përdorimin e gjuhës shqipe.

Kjo komunë tashmë edhe në hyrje të saj ka vendosur mbishkrimin në gjuhën shqipe, përveç gjuhës maqedonase. Edhe pse konsiderohet si ndër komunat me territor më të madh në vend, ajo ka vetëm 7851 banorë, edhe ate kjo shifër është konfirmuar sipas një regjistrimi vlerësues të kryer në dhjetor 2012.

Shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e kësaj komune, duke numëruar afër 3 mijë banorë apo zyrtarisht 2800 banorë. Ndërsa popullësia maqedonase përbën 4390 banorë si dhe pjesa tjetër janë komuniteti i deklaruar si turq me rreth 400 banorë, serbët 50 banorë, boshnjakët 70 banorë dhe të tjerë rreth 70 banorë. Komuna që drejtohet nga kryetari Goranço Panovski në bashkëpunim me këshillin komunal që dominohet edhe nga shqiptarët ka bërë që të aplikohet gjuha shqipe. BDI në këtë komunë udhëheq me këshillin komunal duke qenë pjesë e bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE.

Në zgjedhjet e fundit nga 11 këshilltarë komunal sa numëron këshilli komunal, VMRO-DPMNE ka fituar 4 këshilltarë, BDI 3, PDSH 1, LSDM 1 dhe 2 kandidatë të pavarur.

Kjo ëhtë një nga komunat më të pasura të vendit me malet e njohura si Jakupica, Dautica dhe Babuna, pastaj në pjesën veriperëndimore malet Karaxhica dhe Koka e Selanikut. Kjo komunë disponon edhe me lokalitete të pasura atraktive dhe me kapacitete të pasura për turizëm. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *