Home / Lajme / Maqedoni / Komunikacioni në kushte dimërore në Tetovë

Komunikacioni në kushte dimërore në Tetovë

28 dhjetor-Ndërkaq, Husein Demiri, udhëheqësi i Sektorit për rrugë dhe komunikacion në Tetovë, nënvizoi se nga ora 13.00 u ësht dhënë urdhër të gjitha ndërmarrjeve të cilët janë përzgjedhur për mirëmbjatjen dimërore që të dalin në terren dhe të fillojnë me pastrimin e rrugëve.

Rreshjet e borës të cilët kanë përfshirë rajonin e Maqedonisë Perendimore kanë shkaktuar telashe në Tetovë dhe rrethinë. Ndonëse nuk është raportuar për bllokadë të rrugëve në Malësinë e Tetovës dhe rrugëve në brendi në qytet,megjithatë njoftohet se në orët e pasditës ka filluar dalja e makinerisë për të pastruar rrugët që janë në kompetencë të komunës së Tetovës.

Fillimisht kemi kontaktuar me kryetarin e Bashkësisë Lokale të fshatit Brodec Bejtulla Bejtullau, i cili njoftoi se për rruga Tetovë-Shipkovicë-Brodec-Veshallë-Bozovcë është kalueshme por vetëm për ata automjete që kanë pajisje dimrëore. “Deri në mesditë nuk ka kaluar makineria për pastrimin borës por rruga është e kalueshme.Kushtet nëpër të cilët zhvillohet komunikacioni në këtë pjesë janë të vështira për shkak të rreshjeve të borës por bllokadë nuk ka.Presim që gjatë ditës të intervenohet dhe rruga të jetë në gjendje të kalueshme gjatë 24 orëve”, ka thënë Bejtullau.

Ndërkaq, Husein Demiri, udhëheqësi i Sektorit për rrugë dhe komunikacion në Tetovë, nënvizoi se nga ora 13.00 u ësht dhënë urdhër të gjitha ndërmarrjeve të cilët janë përzgjedhur për mirëmbjatjen dimërore që të dalin në terren dhe të fillojnë me pastrimin e rrugëve.
“Në udhëkryqet e qytetit është hedhur kripë, ndërsa me makineri nuk është intervenuar sepse trashësia e borës nuk ka arritur deri në 15 centimetra.Por gjithsesi se jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha banorët dhe nuk ka bllokadë të rrugëve apo të ndonjë fshati, por komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore me ngadalësime”, theksoi Demiri. Në ndërkohë ende nuk raportohet për probleme në rajonin e komunës së Zhelinës. Ndërkaq, është vendosur ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në drejtim të Kodrës së Diellit për shkak të rreshjeve intensive të borës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *