Home / Lajme / Maqedoni / Koncert festiv për vitin e ri në Tetovë (VIDEO)

Koncert festiv për vitin e ri në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 29 dhjetor – Pjesa e dytë fillon në orën 20:00 me organizimin e koncertit të Vitit të Ri ku do të marrin pjesë artistët dhe yjet e estradës muzikore nga vendi dhe rajoni. Vendosja e skenës festive e Vitit të Ri do të jetë me një pamje dhe karakteristika të veçantë.

Edhe këtë vit komuna e Tetovës do të organizojë pritjen publike të Vitit të ri 2015. Programi është i konceptuar në dy pjesë, respektivisht pjesa ditore që i kushtohet më të rinjve si dhe pjesa e mbrëmjes ku do të organizohet koncert i madh për festën e Vitit të Ri, me pjesëmarrjen e emrave të njohur të estradës muzikore. Duke filluar në ora 13:00, në sheshin e qytetit të Tetovës, do të mbahet manifestimi i Vitit të ri për fëmijët dhe të rinjtë, ku në skenën e Vitit të Ri, në sheshin e qytetit do të prezantohen fëmijët e koncertit për fëmijëve “Bletëzat” dhe “Jabollçinjat ” nga Tetova. Ky manifestim është planifikuar të zgjasë deri në ora 14:30 kur në sheshin e qytetit do të arrijë Baba dimri i cili më të vegjëlve do tu a uroj Vitin e Ri dhe do tu ndaj pakot e Vitit të Ri. Pjesa e dytë fillon në orën 20.00 me organizimin e koncertit të Vitit të Ri ku do të marrin pjesë artistët dhe yjet e estradës muzikore nga vendi dhe rajoni. Vendosja e skenës festive e Vitit të Ri do të jetë me një pamje dhe karakteristika të veçantë. Në Koncertin festiv të Vitit të Ri do të marrin pjesë yjet e muzikës, Zanfina Ismaili, Big Mama ,Panited, XXL Band, Splash, DJ Instinct dhe grupi The Code, njoftuan nga komuna e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *