Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë shkencore “,Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, arritjet dhe sfidat”

Konferencë shkencore “,Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, arritjet dhe sfidat”

5 dhjetor-Në këtë konferencë marrin pjesë mbi 120 studiues, 78 prej tyre janë nga vendi, ndërsa 42 nga rajoni. Punimet që do të prezantohen në këtë konferencë do të vlerësohen nga Bordi shkencor i revistës së Fakultetit Ekonomik dhe po të njëjtat do të botohen në numrin e ardhshëm të revistës ,,Vizioni Ekonomik

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, i filloi punimet Konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare, me temë: “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, arritjet dhe sfidat”. Prorektori për Arsim i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fehari Ramadani tha se, në kohën që po jetojmë, bashkëpunimi ekonomik, procesi i integrimit dhe ndikimi global ekonomik janë shndërruar në kryefjalë të debateve, tryezave, simpoziumeve, seminareve dhe kongreseve të ndryshme shkencore, që organizohen nga institucione serioze të vendit dhe të huaja. “Analiza ekonomike, sot është çështje aktuale për rajonin tonë dhe më gjerë, por kjo tematikë bëhet edhe më e veçantë për shoqëritë në tranzicion, të cilat synojnë integrimin Euroatlantik dhe zhvillimet e trendeve bashkëkohore globale. Edhe përkundër sfidave të shumta, sot, ekonomia botërore po globalizohet, shtetet, ndër vite kanë bërë përpjekjet e tyre për të realizuar sistem ekonomik të integruar, dhe këtë zhvillim e kanë arritur përmes investimeve në arsim, komunikimit të lirë, si një aktor i rëndësishëm në botën e zhvilluar, që mundëson afrimin e popujve, njohjen me trashëgiminë kulturore, si dhe specifika e vlera të tjera të rëndësishme për njëri-tjetrin. Në këndvështrimin tonë, konsiderojmë se puna kërkimore-shkencore vlerësohet si mjeti më i fuqishëm i avancimit të dijes, zhvillimit ekonomik dhe integrimit shoqëror”, tha. Fehari Ramadani, Prorektori për Arsim i USHT-së.Dekani i Fakulteti Ekonomik, Alifeta Selimi vuri në dukje se ekonomia si disiplinë shkencore gjatë ecurisë historike të progreseve zhvillimore i ka përjetuar dhe ka i ka përballuar të gjitha sfidat dhe tronditjet që kanë ardhur nga rrethanat e ndryshme, qofshin ato të jenë subjektive ose objektive.Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderez Kuçi, theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik paraqet zhvillim i cili i përmbush nevojat e gjeneratave të tashme, pa mos e rrezikuar mirëqenien e gjeneratave të ardhshme, për t’i përmbushur nevojat e tyre. Koordinatorja e konferencës, Merale Fetai – Vehapi tha se kjo konferencë do t’i zhvillojë punimet gjatë dy ditëve, në fushata të ndryshme si: Ekonomi, Kontabilitet dhe Financa, Marketing, Menaxhment dhe Turizëm. Në këtë konferencë u bë promovimi i revistës shkencore ,,Vizioni Ekonomik” që botohet nga Fakulteti Ekonomik. Koordinatori i kësaj reviste, Hasim Deari tha se revista ,,Vizioni Ekonomik” ofron një mundësi të mirë për ta kuptuar qasjen e disa alternativave teorike dhe empirike në dimensionin ekonomik që kërkon bota akademike, shkencore, komuniteti i biznesit, hulumtuesit shkencorë dhe studentët. Në këtë konferencë marrin pjesë mbi 120 studiues, 78 prej tyre janë nga vendi, ndërsa 42 nga rajoni. Punimet që do të prezantohen në këtë konferencë do të vlerësohen nga Bordi shkencor i revistës së Fakultetit Ekonomik dhe po të njëjtat do të botohen në numrin e ardhshëm të revistës ,,Vizioni Ekonomik

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *