Home / Lajme / Maqedoni / Konfirmohet incidenti në Policinë e Tetovës

Konfirmohet incidenti në Policinë e Tetovës

Tetovë, 09 dhjetor – Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marijan Josifovki tha se në orët ë mbrëmjes është dëgjuar një shpërthim jashtë oborrit të stacionit policor në Tetovë gjegjësisht në trotuarin që gjendet përgjatë lumit Shkumbin.

-Është sulmuar në orët e vona të mbrëmjes stacioni policor në Tetovë.Nuk raportohet të lënduar apo se bëhet fjalë për ndonjë sulm ndaj policisë, por vetëm është konfirmuar se një detonim është dëgjuar afër stacionit Policor në Tetovë.Policia nuk lejon që të afrohet askush afër stacionit policor ndërsa mësohet se se nuk ka viktima në njerëz, por se është shkaktuar vetëm dëm material. Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marijan Josifovki tha se në orët ë mbrëmjes është dëgjuar një shpërthim jashtë oborrit të stacionit policor në Tetovë gjegjësisht në trotuarin që gjendet përgjatë lumit Shkumbin.“Në vendin e ngjarjes janë ekipet e hetimit dhe antiterrorit të cilët hetojnë rastin”, tha Josifovski. Ai ka mohuar të jetë sulmuar Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *