Home / Sport / Krasniqi mposhti polakun Sek, mbrojti titujt WBA dhe WBO

Krasniqi mposhti polakun Sek, mbrojti titujt WBA dhe WBO

21 dhjetor-Në meçin që zgjati 12 raunde, Krasniqi tregoi edhe një herë se ishte më i përgatitur se boksieri polak, ndërsa në këtë fitore, shumë e ndihmuan edhe bashkëvendësit shqiptarë, që kishin mbushur sallën ku zhvillohej meçi. Boskieri junikas u tregua më i mirë se polaku në këtë meҫ, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, 115:113, 116:112, 116:112.

Haxhi Robin Krasniqi shënoi fitore kundër polakut, Dariusz Sek duke e hapur rrugën për titullin botëror.

Krasniqi që ka nënshtetësi gjermane, ka arritur që për mrekulli t’i mbrojë titujt që zotëron në WBA Continental dhe WBO International, ndërsa kjo fitore, tani i hap rrugën për të luftuar për titullin e botës në WBA.

Në meçin që zgjati 12 raunde, Krasniqi tregoi edhe një herë se ishte më i përgatitur se boksieri polak, ndërsa në këtë fitore, shumë e ndihmuan edhe bashkëvendësit shqiptarë, që kishin mbushur sallën ku zhvillohej meçi. Boskieri junikas u tregua më i mirë se polaku në këtë meҫ, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, 115:113, 116:112, 116:112.

Haxhiu ishte veҫmas i mirë në tre raundet e para si dhe në raundet 10-të e 11-të, duke e fituar këtë duel tejet të rëndësishëm për karrierën e tij. Ai tani do ta ketë duelin e radhës kundër Jurgen Brahmer (WBA) ose Sergey Kovalev (WBO) dhe synimi i tij është titulli i kampionit botëror. Do theksuar se ky meç u transmetua ekskluzivisht në RTK 1, duke i dhuruar emocione të mëdha bashkëkombësve të Haxhiut kudo që jetojnë, e të cilët Haxhi Krasniqi i përshendeti dhe i falënderoj për përkrahjen pas përfundimit të meçit në intervistën e dhënë në ring. (INA)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *