Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e Zezë (VIDEO)

Kronika e Zezë (VIDEO)

Tetovë, 18 dhjetor – Nga SPB – Tetovë njoftojn se mbrëm reth orës 20:45 është sulmuar një 29 vjeçari nga Tetova me thikë deri sa ky ka qenë i parkuar me veturën e tij TAXI para spitalit klinik të Tetovës.

Njëzet e nëntëvjeçari S.N nga Tetova, dje ka denoncuar se rreth orës 20:45 minuta me veturën taksi me të cilën ka punuar dhe ishte i parkuar para spitalit klinik të Tetovës. Në makinë ka hyrë një 46-vjeçar T.GJ nga Tetova, është ulur në ndenjësen e pasme dhe më pas ka nxjerr një thikë dhe e ka goditur në anën e djathtë të qafës, njofton SPB-Tetovë. Shoferi taksist ka arritur të heqë thikën dhe e ka goditur me grushte në kokë. T.GJ, me të cilin ishte njohur edhe më parë, ka dal nga makina dhe ia ka ikur, ndërsa S.N ka shkuar në repartin e Kirurgjisë, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe pastaj ka raportuar rastin në polici. Më vonë në stacionin policor në Tetovë ka shkuar T.GJ në gjendje të dehur, ka folur për rastin dhe në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm, atë e kanë mbajtur për procedurë të mëtutjeshme. Vendi është foto dokumentuar, ndërsa thika është marrë për hetim të mëtutjeshëm. Policia punon për zbardhjen e plotë të rastit si dhe shkaqet e këtij rasti me crast do të merren masa adekuate.

– Sekuestrohen sasi të ndryshme piroteknike në qendër të qytetit të Tetovës

Polic të SPB Tetovë dje rreth orës 13 në qendër të qytetit të Tetovës kanë vërejtur 38 vjecarin E.P nga fshati Sellcë i cili në një tezgë të improvizuar ka shitur mjete të ndryshme piroteknike, ndërsa të njëjtat menjëherë i janë marrë. Shitësi E.P është arrestuar me crast do të përballet me sanksione ligjore për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *