Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Ahmeti takoi Ambasadoren Gjermane

Kryetari Ahmeti takoi Ambasadoren Gjermane

8 dhjetor-Ahmeti theksoi që roli i Gjermanisë në këtë proces është kyç dhe ftoi autoritetet në Berlin të angazhohen drejtpërdrejt në lehtësimin e arritjes së zgjidhjes. Ambasadorja gjermane theksoi mbështetjen Gjermane për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështjeje dhe që pret angazhim nga palët në tejkalimin e kontestit bilateral, ndërsa Gjermania është e gatshme të ndihmojë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Z. Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadoren gjermane në Republikën e Maqedonisë, Zonjën Kristine Althauzer.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja Althauzer shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve aktuale politike në Maqedoni, integrimin EuroAtlantik, komunitetin shqiptar ortodoks në vend si dhe rastin Monstra.

Kryetari Ahmeti theksoi që problemi kyç me të cilin ballafaqohet Maqedonia është zgjidhja e çështjes së emrit sepse kjo pengesë po mban peng të ardhmën EuroAtlantike të Maqedonisë dhe po acarron marrëdhëniet ndëretnike mbi të cilat ndërtohet shoqëria e Maqedonisë.

Z. Ahmeti theksoi që roli i Gjermanisë në këtë proces është kyç dhe ftoi autoritetet në Berlin të angazhohen drejtpërdrejt në lehtësimin e arritjes së zgjidhjes. Ambasadorja gjermane theksoi mbështetjen Gjermane për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështjeje dhe që pret angazhim nga palët në tejkalimin e kontestit bilateral, ndërsa Gjermania është e gatshme të ndihmojë.

Në lidhje me procesin Monstra, Kryetari Ahmeti ripërsëriti qëndrimin e Bashkimit Demokratik për integrim kundër gjykimeve dhe vendimeve selective, transparencë në prezentimin e dëshmive dhe monitoring ndërkombëtar.

I pyetur rreth çështjes së shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, Kryetari Ahmeti sqaroi që komuniteti shqiptar ortodoks është në pritje të liturgjive në gjuhën shqipe në kuadër të kishës ortodokse të Maqedonisë. Ky komunitetit është asimiluar në 100 vitet e fundit në mënyra të ndryshme nga pushteti dhe tashmë po e rigjen vetën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *