Home / Lajme / Maqedoni / Kujdes në rrugët malore (VIDEO)

Kujdes në rrugët malore (VIDEO)

Tetovë, 29 dhjetor – Reshjet e fundit të dëborës të cilët kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit dhe vendet fqinje, kanë bërë që qarkullimi dhe lëvizja nëpër rrugët kryesore të zhvillohet në kushte shumë të vëhstira.

Kështu Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë rikujton qytetarët për obligimin e detyrueshëm që në kohë hapëisrat para lokaleve të tyre ti pastrojnë, njëkohësishtë dhe për obligimin për pastrimin e borës para shtëpive dhe ndërtesave ku jetojnë.

“Në pajtim me ligjin për pastërti publike dhe ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, personat juridik, pronarët e objekteve të cilët nuk do të sigurojnë pastrim kualitativ të borës para objekteve nga hapësirat publike do të përballen me dënime prej 500 deri në 1000 euro dhe 100 euro për personin përgjegjës të objektit. Dënime prej 2000 deri në 3000 mijë euro është paraparë edhe për personat juridik të cilët janë të obliguar për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe largimin e borës si dhe të akullin nga këta këta hapësira”, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Pjesëtarë të policisë të Tetovës çdo ditë do të intensifikojnë kontrollet në këtë drejtim, në rrugë, në trotuare dhe do të ndërmarrin masa ligjore ku do të vërtetohen parregullësi. Deri tek pronarët e automjeteve apelohet që të mos i shfrytëzojnë ato nëse nuk është e domosdoshme, por edhe të mos i parkojnë në vend e pa vend, sepse në këtë mënyrë pengojn pastrimin e tyre.

“Qytetarëve u rekomandohet që borën e pastruar të mos e hedhin në rrugë, ndërsa drejtuesit e automjeteve në mënyrë obligative të mbajnë pajisjet dimërore, të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë dhe të mos nisen në rrugë nëse makina nuk është në rregull. Kjo para se gjithash ka të bëjë me ata qytetarë të cilët udhëtojnë drejt Mavrovës, Strazhës, apo Kodrë së Diellit”, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, në rrugët e Tetovës gjendja në orët e paraditës ka qenë e vështirë, edhe përkundër njoftimeve se nuk ka bllokadë megjithatë në çdo rrugë vërehen vështirësi sepse bora e cila nuk nuk është pastruar në rregull ka krijuar ngrica.

Qytetarët në shumë pjesë të qytetit kanë filluar me pastrimine borës para lokaleve, ndërsa u ngelet autoriteteve përgjegjëse që të bëjnë punën e vet dhe pastrojnë rrugët.

Në një mbledhje urgjente të qeverisë është diskutuar që të gjithë automjetet me goma vere të dënohen me nga 2000 euro. Ky vendim vjen si pasojë e mos respektimit nga qytetarët për mbajtjen e pajisjeve dimërore në vetura gjegjësisht gomat e dimrit ku lënë pasoja të ndryshme për shkak të motit të keq dhe parandalimit të fatkeqësive që mund të nodhin. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *