Home / Lajme / Maqedoni / Kunder Kazinove Tetove-nje grup i ri ne Facebook

Kunder Kazinove Tetove-nje grup i ri ne Facebook

08 Dhjetor – Nje grup te rinjsh kane hapur nje fan page ne facebook te shqetesuar nga numri i madh i Kazinove ne Tetove dhe rrethine.

Në Tetovë po rritet dita-ditës numri i personave te varur nga kjo semundje e rrezikshme siç është dhe bixhozi. Por më të prekurit dhe më të demtuarit nga ky ves janë të rinjte. Mania për të fituar shpejt dhe pa u lodhur po nxit gjithnjë e më shumë shqiptarë që të mbushim sallat e lojrave të fatit për të kërkuar aty shpresën.
Por shpesh, në vend të fatit aty ata kanë gjetur grindjen, krimin, kanë gjetur shkatërrimin e familjes. Sa persona janë vrarë apo plagosur vetëm si pasojë e grindjeve që kanë buruar nga humbja e parave në lojrat e fatit? Sa familje shqiptare kanë përfunduar të ndarë zyrtarisht si pasojë e këtyre lojrave?

Sa fëmijë sot rriten vetëm nga nënat, pasi baballarët janë të “zënë” me të tilla lojra?
Nuk ka ende një studim që të tregojë saktësisht numrin e njerëzve të vrarë të plagosur apo numrin e familjeve të shkatërruara. Por ne e dimë me saktësi se përmasat e kësaj plage janë vertet dramatike. Perveç kësaj– sipas psikologëve– njerëzit që frekuentojnë lojrat e fatit kalojnë depresione në shkalle të ndryshme, deshpërime të thella, frikë për të ardhmen si dhe mbeten nder personat më të padëshiruar në shoqëri.

Rinia dhe adoleshentet janë bërë viktimat më të shpeshta të këtij ”sporti”. Edhe pse me ligj moshat e reja ndalohen të frekuentojnë kazinote ata sërish janë klientë të rregullt.

Pse nuk zbatohet ligji dhe pse lejohen keta të rinj të jenë pjesë e kesaj lojë të rrezikshme që po i gropos çdo ditë e më thellë?

Përgjigjia mbetet e thjeshtë!
Mbase nuk është i vetmi ligj që nuk zbatohet në Maqedoni, por mund ta quajmë një numër më shumë ndër ligjet e tjera të pazbatuara që po i shtohet shoqërisë sonë, në vend që të ndodhe e kundërta.
Kunder Kazinove Tetove

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *