Home / Lajme / Maqedoni / Lazim Destani laureat i çmimit ”FIDES 2014”

Lazim Destani laureat i çmimit ”FIDES 2014”

5 dhjetor-Ai pasi pranoi çmimin të cilin ia ndau afaristi Shkelzen Bashota, tha se është obligim i secilit që të bëjë më të mirën për Kosovën e cila ka shumë nevojë.Në fjalën e tij të rastit, Lazim Destani, tha se zhvillimi ekonomik është çelësi i suksesit që e ngrit vendin dhe e drejton kah Bashkimi Evropian.

Të enjten në mbrëmje, u bë ndarja e çmimit ”FIDES 2014” për njerëz të suksesshëm dhe organizata me ndikim nga Kosova dhe diaspora. Ky çmim jepet nga Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ), i cili është një fondacion komunitar me traditë të gjatë të punës në zhvillimin e komunitetit.

Drejtoresha ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare, Dajana Berisha, në fjalën e saj tha se së bashku do të mundë të bëjmë edhe më tepër për ata qytetarë që janë në nevojë. “Shoqërisë tonë i duhen politikanë që ndjejnë për qytetarët e jo ekonomistë modernë”, ka thënë Berisha.

Laureat të këtij çmimi ishin disa personalitete të dalluara që kanë ndikuar në zhvillimin e solidaritetit dhe filantropisë. Ndër ta ndodhej edhe biznesmeni nga Tetova me banim në Dysseldor, Lazim Destani,i cili u nderuar me çmimin “FIDES 2014” për kontributin e tij të pamohueshëm nga diaspora. Veprimtaria e Destanit shquhet në angazhimin ekonomik e humanitar, duke zhvilluar traditën e ndërmarrësisë edhe në përmasa globale, kurse në rangun kombëtar, duke mbështetur shumë projekte arsimore, kulturore e humanitar.

Ai pasi pranoi çmimin të cilin ia ndau afaristi Shkelzen Bashota, tha se është obligim i secilit që të bëjë më të mirën për Kosovën e cila ka shumë nevojë.

Në fjalën e tij të rastit, Lazim Destani, tha se zhvillimi ekonomik është çelësi i suksesit që e ngrit vendin dhe e drejton kah Bashkimi Evropian. “Shumë biznesmenë ka Kosova, si në vend ashtu edhe jashtë, ne individualisht jemi shumë të suksesshëm por të bashkuar pak e kemi një defekt, unë besoj t’i bashkojmë forcat me shumë biznesmenët të cilët gjenden jashtë në diasporë, fuqinë e vet qoftë kapitale apo intelektuale të përvojës së tyre t’i bashkojnë dhe t’i sjellin në Kosovë, dhe të punojmë natë e ditë dhe dëshiroj sa më shpejt ta shoh Kosovën në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Në këtë mbrëmje të organizuar nga Forumi Iniciativa Qytetare (FIQ), çmime u ndanë edhe në kategoritë tjera si: çmimi FEDS për kontribut në nivel Kombëtar, i cili iu nda Fondacionit të IPKO-s. Po ashtu, çmimi FIDES për kontribut në Zhvillim të Qëndrueshëm iu nda “The Ideas Partnerships”.

Për kontribut individual, çmimi FIDES iu nda Misin Zenunaj. Kurse për të partnerit Filantropik çmimi FIDES iu nda kryetarit të Komunës së Hanit të Elelzit, Rufki Suma. Dhe çmimin për kontribut jetësor “Hasan Prishtina”, çmimi FIDES iu nda Vëllezërve Kuzhini. Çmimin atyre ua dorëzoi përfaqësuesi i familjes Jashari nga Prekazi, Murat Jashari.

Haki Abazi, nga “Rockefeller Brothers”, ka përshëndetur të pranishmit. Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) vepron në Kosovë që nga viti 2000, dhe që nga vitit 2008 ka për qëllim promovimin e filantropisë si një mekanizëm të mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe tejkalimit të kulturës së bamirësisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.Kosova Info

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *