Home / Lajme / Maqedoni / LSDM pohon se ka dëshmi për zgjedhje të kriminalizuara në 2013 dhe 2014

LSDM pohon se ka dëshmi për zgjedhje të kriminalizuara në 2013 dhe 2014

Shkup, 18 dhjetor – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi mbrëmë se posedojnë të dhëna për zgjedhje të kriminalizuara në Maqedoni.

Ai këtë e paralajmëroi mbrëmë në Shkup, ku drejtoi akuza në kuadër të paralajmërimeve të tij për bomba që do të rrëzojnë pushtetin aktual të kryeministrit Nikola Gruevski.

“Një pjesë e dëshmive që i kemi tregojnë se zgjedhjet që janë zhvilluar në vitin 2014 dhe në 2013 janë absolutisht kriminale. Ajo që na ndodhi në këto dy vite nuk është humbje, por grabitje që duhet ta zbardhim dhe do të shihni se nuk kemi humbur”, theksoi Zaev.

Ai tha se Gruevski për 13 vite ka udhëhequr vendin dhe se nuk mund të kërkoj fajtor për politikat humbëse. Sipas tij, shteti është robëruar nga MPB, prokuroria dhe gjyqësori, dhe gjithë kjo është kontrolluar nga një qendër.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *