Home / Sport / Lulzim Ismaili boksier më i mirë në Pejë

Lulzim Ismaili boksier më i mirë në Pejë

21 dhjetor-Organizator teknik i edicionit të Katërt me radhë të turneut ishte klub nga Peja” Besa” ,Në këtë eveniment ka pasur gjithsej 12 meçe me boksierë nga klubet e Kosovës,Shqipëris dhe Maqedonisë Klubi nga Tetova “Shkëndija boks” në turneun tradicional të fund vitit është paraqitur me tre boksierë të grup moshave kadet dhe junior,Shpend Gafuri 52 kg Kadet dhe Lulzim Ismaili 64 kg e Lulzim Bajrami 81kg Junior

Boksieri i KB SHKËNDIA BOKS Lulzim IsmailiI shpallet boksier më i mirë i Turneut Ndërkombëtar të Pejës” Besa”. Organizator teknik i edicionit të Katërt me radhë të turneut ishte klub nga Peja” Besa” ,Në këtë eveniment ka pasur gjithsej 12 meçe me boksierë nga klubet e Kosovës,Shqipëris dhe Maqedonisë Klubi nga Tetova “Shkëndija boks” në turneun tradicional të fund vitit është paraqitur me tre boksierë të grup moshave kadet dhe junior,Shpend Gafuri 52 kg Kadet dhe Lulzim Ismaili 64 kg e Lulzim Bajrami 81kg Junior.
Shpresa e boksit Tetovar dhe njëherit Kampion i Maqedonisë të grupmoshave junior të kateforisë deri 64 kg Lulzim Ismaili edhe këtë here tregoi se disponon kualitet të një boksieri colësor ,ai gjatë gjithë meçit ishte shumë më I mire se kundërshtari ku edhe e fitoi bindshëm të tri raundet .Me luftën që tregoi ai nga organizatori I këtij turneu fiton Kupën dhe shpallet boksier më I mire I turneut “Besa”. Shpend Gafuri, ishte më luftarak dhe më dominues në të tre raundet dhe arriti ta fitonte kundërshtarin nga Kosova edhe ky tregoi se ishte tepër mire i përgatitur teknikisht dhe fizikisht.
“Ne jemi shumë të kënaqur nga boksierët tanë dhe ishte një satisfakcion për ne për shpalljen e boksierit më të mire te turneut.Nga kjo shihet se kemi boksier të mire nga të cilët pritet një e ardhme e nditçme e klubit. Sa ipërket organizimit ,kemi qenë shumë mire të pritur dhe I uroj organizatorit që edhe në të ardhme të ketë suksese.Ne me gjithë stafin dhe me boksierët sot vizituam edhe varrezat e Pejës për ta nderuar ish mentorin e klubit dhe një nga përkrahësit më të mdhej të ndjerin Besim Kabashi ku I kemi bëre homazhe përkujtimore” tha Trajneri I klubit Halim Abazi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *