Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia dhe bota presin vitin e ri

Maqedonia dhe bota presin vitin e ri

31 dhjetor-Pritje të organizuar do të ketë edhe në këndin “Jadran”. Argëtimi atje do të fillojë me interpretimin e grupit DNK, më pas qytetarët do t’i zbavisin S.A.R.S., ndërsa vitin e Ri 2015 të pranishmit do ta presin me rok grupin Van Gog.

Qindra miliona njerëz në botë sonte në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, restorante, pabe,… apo në atmosferë familjare, do ta përcjellin vitin 2014 dhe do ta presin Vitin e Ri 2015.

Sipas shembullit të metropoleve botërore, nata më e hareshme do të pritet edhe në sheshin “Pella” në Shkup, si dhe në qytetet e tjera në vend. Në mesditë para Portës Maqedonia do të arrijë Plaku i Vitit të Ri për më të vegjlit, ku do të jepet një shfaqje për fëmijë, ndërsa do të interpretojë edhe kori “Bilbili i artë”.

Bredhi i Vitit të Ri këtë vit, në ngjyrë të bardhë, është vendosur në sheshin “Pella”, ndërsa rrugët janë zbukuruar me ornamente të Vitit të Ri.

Pritje të organizuar do të ketë edhe në këndin “Jadran”. Argëtimi atje do të fillojë me interpretimin e grupit DNK, më pas qytetarët do t’i zbavisin S.A.R.S., ndërsa vitin e Ri 2015 të pranishmit do ta presin me rok grupin Van Gog.

Autoritetet e qytetit dhe policia u bëjnë thirrje qytetarëve që të distancohen nga prëdorimi i mjeteve piroteknike në natën e Vitit të Ri. Gjatë pritjes, në qendër të Shkupit do të ketë prani të shtuar të policisë.

Vitin e Ri 2015 të parët do ta presin banorët e ishujve paqësore Kiribati dhe Tonga dhe vendet e Lindjes së Largët, ndërkaq të fundit apo disa orë pas tyre, banorët e bregut perëndimor të SHBA­së dhe Alaskës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *