Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia e 13 për qasje të lirë deri tek informatat

Maqedonia e 13 për qasje të lirë deri tek informatat

11 dhjetor-Pra nga 96 shtete që e kanë këtë ligj, republika e Maqedonisë rangohet në vendin e 13, sipas kritereve të ndryshme bëhet ky rangim dhe një ndër arsyet që ndodhemi në këtë vend është se ky ligj është më liberal, më i hapur dhe e shfrytëzojnë shumë shoqata joqeveritare, qytetarë dhe kanë beneficion nga kjo, tha Cvetan Stanoevski, nga Komisioni për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri tek informatat.

Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët janë njohur me sektorin për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik në Tetovë. Nxënësit janë njoftuar edhe me rregullativën ligjore për qasje të lirë të deri tek informatat me karakter publik dhe ku të drejtohen për këtë qëllim. Aq sa kemi përvojë që nga fillimi i implementimit të ligjit në vitin 2006 dhe ndryshimet në vitin 2010 dhe deri më tash kemi një përparim të madh dhe për këtë dëshmon rangimi i lartë në vendin e 13 i ligjit tonë në nivel botëror, thonë nga ky komision.“Pra nga 96 shtete që e kanë këtë ligj, republika e Maqedonisë rangohet në vendin e 13, sipas kritereve të ndryshme bëhet ky rangim dhe një ndër arsyet që ndodhemi në këtë vend është se ky ligj është më liberal, më i hapur dhe e shfrytëzojnë shumë shoqata joqeveritare, qytetarë dhe kanë beneficion nga kjo, tha Cvetan Stanoevski, nga Komisioni për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri tek informatat. Sipas tij, pyetjet që u janë bërë nga nxënësit dhe studentët më shumë kanë qenë se si harxhohen paratë e tyre. “Nëse janë student pyetja që na bëhet është se si funksionon fakulteti i tyre, ku harxhohen paratë e tyre.OJQ-të më shpesh pyesin për furnizimet publike, çka është harxhuar, sa para janë dhënë infrastrukltrë lokale dhe të ngjashme”, tha Stanoevski, nga Komisioni për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri tek informatat. Prezantime të katilla ka pasur më herët në Shtip, Manastir dhe Ohër ndërsa të njëjtat janë në bashkëpunim me OBSE-në.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *