Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia ngel sërish, pa datë dhe negociata

Maqedonia ngel sërish, pa datë dhe negociata

16 dhjetor – Në këto konkludime theksohet se nuk do të ketë fillim të negociatave, përderisa Maqedonia nuk shënon përparim në respektimin e partimit të fqinjësisë së mirë.

Komisioneri evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Johannes Hahn, i vërtetoi konkludimet e miratuara në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE se për Maqedoninë nuk do të ketë hapje të negociatave derisa nuk shënohet përparim në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe cështjes për emrin.

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot pasdite do ti miratojnë konkludimet për Zgjerimin e BE-së në samitin e ardhshëm të Këshillit të BE-së që do të mbahet të enjten dhe të premten.

Për vendet kandidate dhe kandidatet potencial për anëtarësim në BE, tashmë janë arritur konkludimet të mërkurën e kaluar në takimin e ambasadorëve të vendeve të BE-së në kuadër të Grupit KOREPER TË Këshillit.

Në këto konkludime theksohet se nuk do të ketë fillim të negociatave, përderisa Maqedonia nuk shënon përparim në respektimin e partimit të fqinjësisë së mirë.

“Megjithatë ka brengosje serioze për rritjen e politizimit të institucioneve shtetërore dhe mangësive në rritje në krahasim me pavarësinë e gjyqësorit dhe lirisë së mediave. Mosuskesi për tiu përgjigjur këtyre cështjeve u shkaktori dëm qëndrueshmërisë së reformave, kështu që Këshilli u bën thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa vendimtare për zgjidhje të shpejtë të këtyre problemeve”, thuhet në konkludimin e ambasadorëve të BE-së.

Këshilli i Bashkimit Evropian thotë se për procesin e integrimit të Maqedonisë do të vendos sërish në vitin 2015-të, nëse verëhet progres në përmbushjen e kritereve të parashtruara nga Komisionit Evropian. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *