Home / Lajme / Maqedoni / MASH dhe UEJL, projekt për fëmijët e verbër

MASH dhe UEJL, projekt për fëmijët e verbër

12 dhjetor-Ademi theksoi se qëllimi i bashkëpunimit është për të përmirësuar dhe rritur nivelin e shkrim-leximit të këtyre fëmijëve duke përdorur alfabetin e Brajit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi dhe rektori i Universitetit të Evropës JuglindoreZamir Dika, nënshkruan sot një memorandum për bashkëpunim.

Me nënshkrimin e Memorandumit, dy institucionet u zotuan që të realizojnë projektin e USAID-it “Fëmijët me pengesa në të pamurit” i cili do të zbatohet në një shkollë fillore dhe një të mesme në Tetovë, Ohër, Manastir, Shtip dhe në shkollën shtetërore për nxënës me dëmtim të shikimit “Dimitar Vllahov” në Shkup.

Ademi theksoi se qëllimi i bashkëpunimit është për të përmirësuar dhe rritur nivelin e shkrim-leximit të këtyre fëmijëve duke përdorur alfabetin e Brajit.

“Ne si Ministri, Universitetit do t’i sigurojmë leje për të patur qasje në tekstet shkollore për nxënësit në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë. Bëhet fjalë për libra mësimi të cilët janë miratuar për përdorim nga ana e tyre dhe që janë publikuar nga ana e ministrisë, dhe të njëjtët mund të gjenden në formë elektronike në portalin e-ucebnici.mk. Në bashkëpunim me Institutin për Defektologji në Shkup, me personat e verbër dhe me shikim të pjesërishëm, do të punojnë defektolog, ku mësimi do të mbahet në shkolla në katër komuna në të cilat do të realizohet projekti “Fëmijët me pengesa në të pamurit”, theksoi Ademi.

Ministri shtoi se të dy institucionet do të punojnë së bashku për zbatimin e projektit “Fëmijët me pengesa në të pamurit” që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për personat me shikim të pjesshëm dhe personat me dëmtim të shikimit, me qëllim që të përmirësohet procesi arsimor me përmbajtje që do të jenë të përshtatura për aftësitë dhe nevojat e tyre të veçanta arsimore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *