Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhja e 17-të e Këshillit të komunës së Tetovës

Mbledhja e 17-të e Këshillit të komunës së Tetovës

12 dhjetor- “Disa herë pika për planet urbanistike të vendbanimeve të Malësisë së Tetovës hiqet nga rendi i ditës. Në seancat e kaluara është thënë se do të sillen ato plane por sërish nuk ndodh. Disa herë kemi kërkuar që këto plane të kalojnë, por deri më tash e njëjta zvarritet”, tha Luma

Këshilltarët e Komunës së Tetovës në seancën e radhës kanë miratuar planin urbanistik për pikën turistike Kodra e Diellit, edhe pse në fillim të seancës u kërkua sqarim se pse janë lënë jashtë vendbanimet tjera të Malësisë së Tetovës. Koordinatori i Grupit të këshilltarëve të PDSH-së, Durim Luma, ka pyetur kryetarin e Këshillit të komunës se pse në këtë plan urbanistik nuk janë përfshirë edhe vendbanimet tjera të cilët nuk kanë plan urbanistik. “Disa herë pika për planet urbanistike të vendbanimeve të Malësisë së Tetovës hiqet nga rendi i ditës. Në seancat e kaluara është thënë se do të sillen ato plane por sërish nuk ndodh. Disa herë kemi kërkuar që këto plane të kalojnë, por deri më tash e njëjta zvarritet”, tha Luma. Kryetari i Këshillit të Komunës, Hisen Xhemaili, ka theksuar se plani që miratohet sot nuk është për të gjitha vendbanimet, por vetëm për Kodrën e Diellit dhe i njëjti sillet në harmonizim me planin për zhvillim të qendrës sportive Kodra e Diellit. “Me këtë jepet një mundësi për zhvillimin e Kodrës së Diellit, është përgatitur një plan më i zgjeruar i zhvillimit ekonomik të Kodrës së Diellit, ku janë paraparë edhe parcela për ndërtim të hoteleve, të garazheve të uikend shtëpizave, pra përgatitet një master plan të zhvillimit të Kodrës së Diellit”, tha Hisen Xhemaili.
Këshilli i komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme i shqyrtoi dhe miratoi Vendimet për dhënien e pëlqimit për realizimin e ekskursioneve shkollore të shkollave fillore komunale “Liria”, “Istigball”, “Naim Frashëri”, “Kirili e Metodi”, “Bratstvo-Migjeni”, “Goce Dellçev”, “Gj. Kastrioti Skënderbeu”, “Përparimi”, “Rilindja”, “Rexhep Voka” dhe “Besa”.
Po kështu në këtë mbledhje, pas elaborimit nga ana e sektorit përkatës, Këshilli miratoi Vendimin për miratimin e Raportit të tretë tremujor për realizimin e buxhetit të komunës së Tetovës për periudhën 1 janar-30 shtator 2014.
Një vendim tjetër i miratuar në këtë mbledhje ishte ai për dhënien e pëlqimit Vendimit për ndryshimin e rregullores për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në Kopshtin e Fëmijëve “Mlladost” në Tetovë.
Këshilltarët me anë të një Vendimi të miratuar në këtë mbledhje i dhanë dritë jeshile Vendimit mbi përcaktimin e çmimeve për shfrytëzimin e dy stadiumeve në qytetin e Tetovës. Po kështu u shqyrtua dhe miratua Vendimi mbi përcaktimin e taksës komunale për vendosjen e pajisjes urbane në sipërfaqet publike në territorin e qytetit.
Këshilli komunal debatoi edhe për disa çështje të tjera që lidhen me fushëveprimin e tij, e që janë në të mirë të qytetarëve të komunës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *