Home / Lajme / Maqedoni / Më shumë se 20 makina plaçkitën në afërsi të MPB-së

Më shumë se 20 makina plaçkitën në afërsi të MPB-së

Shkup, 06 dhjetor – Më shumë se 20 makina, gjatë muajit nëntor, janë dhunuar dhe plaçkitur nga persona ende të paidentifikuar.

Plaçkitjet kanë ndodhur në zonën qendrore të Shkupit, dhe për çudi, në afërsi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas medieve maqedonase, makinat janë plaçkitur edhe pse ndodheshin të parkuara në garazhet e pallateve në rrugët Divizioni 50 dhe Jordan Mijalkov.

Keqbërësit kanë hyrë brenda garazheve, kanë thyer xhamat e dritareve dhe më pas janë futur në brendi në kërkim të presë së tyre.

Në disa makina janë plaçkitur mjete dhe sende me vlerë, kurse në disa të tjera keqbërësit nuk kanë arritur të gjejnë asgjë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *