Home / Lajme / Maqedoni / Merova me shkollë të re (VIDEO)

Merova me shkollë të re (VIDEO)

Tetovë, 18 dhjetor – Pas dy vitesh punë, është lëshuar në përdorim objekti i ri i shkollës fillore “Pashko Vasa” në Merovë të komunës së Zhelinës e cila u dogj në rrethana ende të panjohur.

Kjo shkollë filloi të ndërtohet në vitin 2012 ku edhe u hodh gurrëthemeli për ndërtimine kësaj shkolle. Shiritin për hapjen e kësaj shkollë e kanë prerë kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi zëvënedëskryeministri për implementimin e marrëveshjes së Ohërit Musa Xhaferi dhe Ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi tha se:

“sot ne kemi edhe ditën e komunës apo 18 vjetorin e konstituimit të këshillit komunal me çka tashmë është bërë traditë që në çdo ditë të komunës sonë ne te realizojmë edhe një prokejt konkret siç e kemi lëshimin në përdorim të kësaj shkolle”, tha Izairi, transmeton Televizioni Koha.

Ai tha se vitin e ardhëshëm shpresojmë se do të lëshojmë në përdorim edhe shkollëne Kapaçindollit.

Ndërsa Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi tha se ministria është e angazhuar që të sigurojë një proces sa më kualitativ arsimor dhe në të ardhmen të lëshojmë sa më shpejt edhe shkolla tjera në përdorim, transmeton Televizioni Koha.

Fjalë rasti patën edhe drejtori i shkollës “Pashko Vasa”, kryesuesja e këshillit komunal të Zhelinës, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe përfaqësues të bashkësisë lokale të fshatit Merovë.

Ndërtimi i shkollës për 130 nxënës të këtij fshati ka kushtuar rreth 150 mijë euro. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *