Home / Lajme / Maqedoni / Mijëra student të shoqëruar edhe nga profesor, protestojnë para qeverisë

Mijëra student të shoqëruar edhe nga profesor, protestojnë para qeverisë

26 Dhjetor -Mijëra student të shoqëruar edhe nga profesor, protestojnë para qeverisë

14.10 – Studentët kanë filluar protestën e paralajmëruar për sot. Mijëra student të shoqëruar edhe nga profesor janë mbledhur para qeverisë në protestën e tretë me radhë.

Plenumi studentor apelon për qetësi dhe çdo dhunë të denoncohet në polici. Profesorët mbajnë pankarta, “Ne jemi në provim para studentëve”.

Studentët shpalosin kërkesat e tyre duke brohoritur para qeverisë se autonomia u takon vetëm universiteteve. Ata thonë se janë kundër reformave të reja që cenojnë këtë autonomi.
14.25 – Daim Luci apeloi për protesta të qeta. Njëkohësisht ai tha se jemi mbledhur para qeverisë për të shprehur revoltën tonë ndaj reformave në arsimin e lartë.

Protesta e studentëve shoqërohet me muzikë dhe fishkëllima, deri sa në anën tjetër qeveria ka shtruar tepihun e kuq dhe ka hapur dyert për qytetarët që duan ta vizitojnë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *