Home / Lajme / Maqedoni / Mijëra studentë i thanë sot ‘JO’ provimit shtetëror

Mijëra studentë i thanë sot ‘JO’ provimit shtetëror

10 dhjetor-Marshi nisi nga kompleksi universitar ‘Shën Kirilij e Metodij” duke kaluar nga Parlamenti e për t’u ndalur para qeverisë. Studentët përsëritën kërkesën e vetme të tyre për të hequr të ashtuquajturin provim shtetëror.

Mijëra studentë dolën sot në marshimin e paralajmëruar paqësor për t’i thënë “jo’ provimit shtetëror. Marshi nisi nga kompleksi universitar ‘Shën Kirilij e Metodij” duke kaluar nga Parlamenti e për t’u ndalur para qeverisë. Studentët përsëritën kërkesën e vetme të tyre për të hequr të ashtuquajturin provim shtetëror. Përmes parullave të hedhura, ata u shprehën se testimi ekstern duhet të jetë për vetë qeverinë.

Studentët kishin përgatitur edhe një letër në të cilën renditnin arsyet përse duhet të mos zbatohet provimi shtetëror. Letra u dorëzua në qeveri. Studentët paralajmëruar se në rast të mos anulimit të propozim/ligjit nga autoritetet, protestat do të radikalizohen. Në marshimin e sotëm protestues merrnin pjesë edhe nga universitetet e tjera, përfshi UEJL-ja, por edhe nga USHT-ja. Studentët siguruan se do të vazhdojnë masat radikale, pavarësisht presioneve të marra.alsat

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *