Home / Lajme / Maqedoni / Milloshoski për Televizionin Koha: Stema është marrëveshje mes dy partive të koalicionit (VIDEO)

Milloshoski për Televizionin Koha: Stema është marrëveshje mes dy partive të koalicionit (VIDEO)

Shkup, 17 dhjetor – Milloshoski thotë për Televizonin Koha se sa i përket komunikimit mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, mund të them se disa herë edhe pse në opinion ajo nuk vërehet, megjithatë komunikimi ekziston , raportet janë stabile dhe shumë reforma dhe propozime që dalin si vendime, janë si rezultat i bisedimeve të cilët zgjasin shtatë apo tetë muaj, por edhe me vite ka diskutime për tema të caktuara.

VMRO-DPMNE-ja ka konfirmuar se bisedimet për stemën me BDI-në kanë zgjatur me muaj të tërë edhe atë në mes të udhëheqësve më të lartë të dy partive.

Këtë për Televizonin Koha e ka konfirmuar Antonio Milloshoski, Nënkryetari i parlamentit dhe ish Ministër i Punëve të Jashtme në një prononcim ekskluziv për televizionin Koha ka folur për shumë çështje aktuale me theks të veçantë edhe për debatin dhe mospajtimet rreth propozimit për stemën e re.

Milloshoski thotë për Televizioni Koha se sa i përket komunikimit mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, mund të them se disa herë edhe pse në opinion ajo nuk vërehet, megjithatë komunikimi ekziston, raportet janë stabile dhe shumë reforma dhe propozime që dalin si vendime, janë si rezultat i bisedimeve të cilët zgjasin shtatë apo tetë muaj, por edhe me vite ka diskutime për tema të caktuara.

“Kështu ishin diskutimet edhe për amendamentet rreth ndryshimeve kushtetuese. Këto nuk janë diskutime brenda natës dhe nuk kanë qenë diskutime që kanë qenë një ditë apo dy ditë pas zgjedhjeve por kanë qenë tema që janë zhvilluar brenda vitit në një mënyrë më diskrete dhe më rrënjësore. Njejtë është edhe me idenë për ndryshimin e stemës, ide ku dy udhëheqësit e dy partive bashkërisht me specialist të caktuar, heraldik kanë biseduar shtatë apo tetë muajve të kaluar kohë pas kohe për këtë temë. Fillimisht është konstatim i të dy partive dhe udhëheqësive të dy partive se stema aktuale pas Belorusisë që ka elemente sovjetike nuk ka stemë tjetër kështu. Qëndrimi i përbashkët ka qenë se duhet të ketë freskime dhe ndryshime në këtë stemë që do të jetë e përshtatshme në kohën moderne”, thotë Milloshoski.

Ai më tej nënvizon se pjesa e dytë e bisedimeve ka qenë se çka mund të përfshihen elemente të përbashkëta për të gjithë qytetarët e Maqedonisë në stemë, diçka që pas kontestimit të emrit, flamurit, kontestimit të të drejtave gjuhësore dhe kemi pasur shumë tema që na kanë larguar dhe kanë shkaktuar tensione a mund të gjejmë një simbol që do të bashkojë dhe do të ketë përkrahje më të gjërë.

”Në këtë kontekst, na është udhëzuar nga specialist të caktuar të Heraldikës, se në bazë të analizave të kolëgëve të tyre që kanë bërë në Francë, Danimarkë e disa vende tjera për Maqedoninë dominon Luani në forma të ndryshme si një simbol që ka qenë i ndërlidhur me këtë territor.Njëkohësisht është udhëzuar se ai simbol është edhe në stemat e vendeve tjera duke përfshirë edhe në vendet fqinje që poashtu është edhe Shqipëri ku luani paraqitet ne disa qytet ne stemën e tyre. Dhe për këtë është sjellur një vendim i cili paraprakisht dihej se në mënyrë aklamative nuk do të pranohet dhe do të ketë debate, sidomos në një shoqëri të politizuar dhe ne tashmë jemi të ekspozuar në debate si dy parti sidomos edhe nga disa qarqe shqiptare kritike të cilët kanë diçka kundër stemës por kanë edhe diçka kundër BDI-së. I sulmojnë ata se kanë pranuar stemë të një partie tjetër. Në pjesën tonë ka sulme në qarqe maqedonas se me këtë neglizhohet e kaluara antifashiste dhe çdo kush ka teorinë e vet apo tregimin e tij. Kryesorja është që të mos e shtrembërojmë historinë sepse ne nuk jemi historian dhe atyre t`ju japim mundësi që të japin edhe ata mendimin e tyre. Kjo është mundësi e mirë që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot bashkërisht të pranojmë një simbol dhe sa më e madhe të jetë përkrahja aq më e bashkuar do të jetë Maqedonia dhe kjo është një urë që ndërlidhet edhe me stabilitetin e Maqedonisë”, tha Milloshoski në intervistën për Televizonin Koha.

I pyetur nga Televizoni Koha se a ka pazarllëk mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që si këmbim për stemën që të pranojë BDI-ja të ketë ndonjë ndryshim kushtetues në të mirë të shqiptarëve, Milloshoski ka thënë se nuk ka informacion të tillë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *