Home / Lajme / Rajon / Ministrat dihen në fundjavë

Ministrat dihen në fundjavë

4 dhjetor-Burime të gazetës nga të dy taborët politikë kanë theksuar se sa i takon harmonizimit të programit qeverisës në nivel grupesh punuese, gjithçka ka përfunduar në pasditen e vonshme të ditës së hënë, por çështje e diskutimit të brendshëm partiak ka mbetur caktimi për resorët ministrorë.

Mbetja pezull e nënshkrimit të marrëveshjes në pako për koalicionin PDK-LDK, që është pritur të ndodhë ditën e martë në mes të liderëve Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, për shkak të udhëtimit të kryeministrit në detyrë për në KS të OKB-së është shtyrë për fundjavë.

Sipas burimeve të gazetës “Kosova Sot” para të shtunës nuk mund të dihet asgjë rreth emrave që priten të jenë pjesë e Qeverisë së re kosovare.

Burime të gazetës nga të dy taborët politikë kanë theksuar se sa i takon harmonizimit të programit qeverisës në nivel grupesh punuese, gjithçka ka përfunduar në pasditen e vonshme të ditës së hënë, por çështje e diskutimit të brendshëm partiak ka mbetur caktimi për resorët ministrorë.

“Sa i takon LDK-së, tani është e qartë që do të kemi postin e kryeministrit, sipas marrëveshjes që është bërë nga të dy liderët”, është shprehur burimi nga Lidhja Demokratike.

“ Së bashku me postin e kryeministrit shkon edhe Ministria e Financave. Aktualisht vetëm për këto dy resorë mund të themi që gjithçka është e përfunduar dhe e padiskutueshme, por tani mbetet që ditët në vijim, pasi kreu i PDK-së të kthehet nga udhëtimi zyrtar, të premten dhe të shtunën, të debatohet dhe të ndahen resurset tjera ministrore”, ka thënë burimi i gaztës i afërt me këto zhvillime nga radhët e LDK-së.

Një agjendë e ngjashme na është konfirmuar edhe nga burimet të aferat më këto zhvillime brenda PDK-së. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *