Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat zgjohen nga gjumi vizitojnë komunat që i lanë në haresë

Ministrat zgjohen nga gjumi vizitojnë komunat që i lanë në haresë

24 dhjetor-Deri më tash kryetarët e komunave të Pollogut dhe të tjerat vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur me përbuzjen që u bëhen pikërisht nga ministrat e partisë së tyre.Por vizitat e këtilla sipas disa burimeve jozyrtare realizohen sa për sy e faqe dhe janë shenjat e para se në pranverë mund të kemi zgjedhje të reja.

Ministrat dhe funksionarë të BDI-së me vendim të kryesisë dhe vetë kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti kanë filluar vizitat e komunave, gjegjësisht kryetarëve të saj për të diskutuar problemet dhe projektet që duhet realizuar në këto komuna. Sot ata kanë qëndruar në komunën e Likovës ku janë takuar me kryetarin e komunës Sadulla Duraku. Por cila është e vërteta e kësaj vizite dhe vizitave të tjera që parlajmërohen nga Ministrat e BDI-së. Piëkrisht në zgjedhjet e fundit kanë qenë funksionarët ata të cilët kanë premtuar se do të jenë përkrah komunave dhe kryetarëve të komunave.Por kjo nuk ndodhi. Ministrat e BDI-së për gati se shtatë tetë muaj në këtë përbërje qeveritare por edhe në qeverinë e kaluar nuk kanë realizuar asnjë projekt kapital me kryetarët e komunave. Madje më të anashkaluara janë komunat e Pollogut të cilët pothuajse nuk kanë realizuar asnjë projekt kapital. Asnjë vizitë dhe asnjë projekt nuk është realizuar këtë vit në komunat rurale por me theks të veçantë edhe komuna e Tetovës e cila punon me një buxhet mjaft të reduktuar. Vizitat e Ministrave dhe perkudjesi për komunat poashtu që udhëhiqen nga kuadër të BDI-së ishin premtim parazgjedhor por deri më tash asgjë nga ato. Disa komuna tashmë funskionojnë edhe me xhiro-llogari të bllokuara , ndërsa të tjerat janë të zhytura në borxhe. Në ndërkohë realizimi i vizitës në Likovë vjen mënjëherë pasi kryetari i kësaj komune Sadulla Duraku në një letër me shkrim të dërguar mediaave kishte akuzuar rëndë zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi se nuk është bërë asgjë për rajonin e Likovës.Deri më tash kryetarët e komunave të Pollogut dhe të tjerat vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur me përbuzjen që u bëhen pikërisht nga ministrat e partisë së tyre.Por vizitat e këtilla sipas disa burimeve jozyrtare realizohen sa për sy e faqe dhe janë shenjat e para se në pranverë mund të kemi zgjedhje të reja. Përderisa Ministrat e BDI-së në këtë mënyrë do të bëjnë propagandën e tyre, nga ana tjetër PDSH-ja ka kohë që ka filluar me takimet nëpër shumë qytete ndërsa sot kryeministri Nikolla Gruevski thirri në takim partnerët e koalicionit Për një maqedoni më të mirë.LSDM-ja ka kohë që parlajmëron shpërthimin e Bombave kundër pushtetit, prandaj të gjitha këto zhvillime janë vetëm një sinjal se na presin zgjedhje të reja edhe atë në një të ardhme të afërt.Tv Koha /Urim HASIPI/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *