Home / Lajme / Maqedoni / Miratohet draft ligji për provimin shtetëror

Miratohet draft ligji për provimin shtetëror

14 dhjetor-Ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi sot në një pres konferencë informoi se dje qeveria në një seancë e ka miratuar draft ligjin për provimin shtetëror i cili do të jetë i hapur për debat publik

Qeveria nuk lëviz nga qëndrimi për provimin shtetëror për studentët. Si pjesë përbërëse e propozim ndryshimeve në ligjin në për arsim të lartë, sipas ministrit të arsimit Abdilaqim Ademi, provimi shtetëror do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe nuk do të cenojë autonominë e universiteteve. Në propozim ndryshimet ligjore parashihet që provimi shtetëror të realizohet dy herë gjatë studimeve, ndërsa provimi do të përmban pyetje të dala gjatë viteve të studimit. Për provimin shtetëror do të kujdesen profesorët e vet fakulteteve dhe nuk do te ketë limite se sa herë një student do të mund ti nënshtrohet këtij provimi.

‘Qeveria konsideron që provimi shtetëror do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë në mënyrë pozitive në arsimin e lartë dhe gjatë marrjes së vendimit në fakt të propozimit jemi bazuar në parimet që të mos cenohet autonomia e universiteteve, mos të cenohet procesi i Bolonjës, mos të jetë ngarkesë shtesë për studentët dhe universitetet, mos të ketë efekt retroaktiv dhe të gjithë këtë ta realizojë Këshilli për Akreditim dhe Evaulim.’, deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit
Ministria e Arsimit prezantoi edhe propozim ndryshime mbi Ligjin për Arsim Fillor dhe të Mesëm me të cilat parashihet themelimi i Akademisë së Mësuesve që do të funksionojë si subjekt i veçantë juridik. Me këto ndryshime, studentët që përfundojnë Akademinë Pedagogjike nuk do të mund të punësohen si mësimdhënës nëse nuk kalojnë provimin e Akademisë së Arsimtarëve dhe nuk marrin licencë.

‘Studentët që kanë të përfunduar fakultet pedagogjik do të kenë trajnim 8 mujor në Akademinë e Mësuesve kuptohet se do të ketë provim pranues, 4 muaj do të jetë pjesa teorike dhe 5 muaj pjesa praktike. Pjesën praktike do ta kryejnë në njërën nga shkollat në të cilat do të ketë mësimdhënës me kualifikimin mentor ose këshilltar dhe në fund do ti nënshtrohen provimit përfundimtar. Në fund pas dhënies së këtij provimi kandidatët do të pajisen me Licencë për Mësues dhe me këtë u garantohet vendi i punës’, theksoi Ademi.

Ndryshime do të ketë edhe në ligjin për mësimdhënësit. Sipas Ademit do të definohen kushtet se kush mund të punësohet si mësues në periudhën e ardhshme, por do të definohet edhe zhvillimi i karrierës dhe profesionit të mësimdhënësit.

‘Do të ketë kualifikime të reja, kualifikimi i parë është mësues, i dyti është mësues këshilltar dhe i treti mësues mentorë. Çdo kualifikim në karrierë nënkupton edhe rritje të rrogës që d.m.th rritje të rrogës do të ketë në bazë të dy momenteve, e para nëse mësuesi licencohet do të merr 3 mijë denar pagë shtesë dhe e dyta, nëse arrin të kualifikohet në mësues mentor apo këshilltar.’, thotë Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Sipas Ministrisë së Arsimit të gjitha këto propozim ndryshime mbi arsimin fillor, të mesëm dhe atë të lartë janë të rëndësishme pasi me këtë proces në të ardhmen e afërt do të krijohet një shoqëri e shëndoshë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *