Home / Lajme / Maqedoni / Mirë se rdhët në qytetin më të ndotur në Evropë

Mirë se rdhët në qytetin më të ndotur në Evropë

31 dhjetor-Në hyrje të qytetit të Tetovës aktivistët e shoqatës Eko Guerilla kanë vendosurë një shenje të të cilën thuhet “Mirë se erdhët në Tetovë, qytetin më të helmuar në Evropë!”, edhe atë në tre hyrjet e qytetit të tetovës për të kujtuar qytetearë e Tetovës, dhe vizitorët se Tetova është qyteti më I ndotur në evropë.

Lëvizja EcoGuerilla prej sot filloi fushatën për sensibilizimin e qytetarëve lidhur me rreziqet që sjell ndotja si dhe me misionin e saj si lëvizje.Në këtë drejtim, para Pallatit të kulturës në Tetovë ka filluar shpërndarja e 30 mijë fletushkave informative për qytetarët e Tetovës dhe të komunave përreth. Kjo fushatë filloi pikërisht në ditën e ndërrimit të motmoteve me qëllim që të përçojmë një simbolikë domethënëse për një fillim të ri në vitin 2015, me një elan më të fuqishëm drejt përmbushjes së misionit tonë për një ambient të pastër, të shëndetshëm dhe pa rreziqe për ne dhe familjet tona, thotë Arjanit Xhaferi.

” “Ne lëvizja EcoGuerilla bashkë me dhjetëra aktivistë, për të përcjellë vitin 2014 sot do vërshojmë rrugët e qytetit për t’iu dhënë qytetarëve tanë këto fletusha që përmbajnë informacion dhe fakte mbi gjendjen e ajrit në Tetovë dhe rrethinë. Të gjithë e dinë kush është fajtori për këtë gjendje. Të gjithë tashmë e kanë vërtetuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në vend që të mbrojë qytetarët e saj, është bërë avokat i korporatave të huaja që i helmojnë qytetarët çdo ditë e çdo natë. Viti 2015 do jetë një vit tjetër përplotë sfida. Një vit ku lufta jonë do duhet të marrë një dimension të ri. Le të bashkohemi që t’a bëjmë 2015-tën vitin vendimtar në këtë luftë. Të bashkohemi që t’i detyrojmë ndotësit të ndalin ndotjen – sepse ne s’e ndalim dot frymëmarrjen. Të bashkohemi sa më shumë e që të shpëtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Ua kemi borxh.Sot dhe këtu, ne – lëvizja EcoGuerilla – i bëjmë thirrje qeverisë që të mos vërë në provë durimin e qytetarëve sepse ai durim ka fund. I bëjmë thirrje qeverisë që të gjejë mekanizmat e duhur për t’i detyruar ndotësit të vënë filtrat – sepse toka jonë, uji jonë dhe ajri jonë – janë burimi i jetës sonë. Lëvizja EcoGuerilla ju bën thirrje dhe të punësuarëve në Jugohrom që t’i bashkohen protestës qytetare, sepse kjo protestë nuk është kundër tyre, por është në të mirën e tyre. Fitorja jonë do jetë fitorja e tyre në rradhë të parë”, tha Arjanit Xhaferi.

Në hyrje të qytetit të Tetovës aktivistët e shoqatës Eko Guerilla kanë vendosurë një shenje të të cilën thuhet “Mirë se erdhët në Tetovë, qytetin më të helmuar në Evropë!”, edhe atë në tre hyrjet e qytetit të tetovës për të kujtuar qytetearë e Tetovës, dhe vizitorët se Tetova është qyteti më I ndotur në evropë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *